Strazimiri: Ka 5 vjet që 'çunat e fshatit'
thonë se do rilindin qytetet

Strazimiri: Ka 5 vjet që 'çunat e fshatit'<br />thonë se do rilindin qytetet
Pas fjalimit kuptimpolotë të fermeres Rigerta Loku në Kuvend ku mbajt Sesioni i parë i Parlamentit Rural, ka reaguar deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili shkruan në Facebook se “Ka të pakten 5 vjet që u përsërisim deri në mërzi "çunave të shkathët" që të mos e harrojnë fshatin nga vijnë...”.
 
Strazimiri ironizon duke thënë se ka 5 vjetë që “çunat e shkathët” me aksent fshati përgjigjen se do rilindin qytetet.
 
“Ka të paktën 5 vjet që me aksentin e fshatit nga vijnë, na përgjigjen: do rilindim qytetet (dmth 7 mln euro për të shtruar me rrasa guri një qendër province që nuk ka ujë të pijshëm mgjths ujësjellësi kushton vetëm 1 mln euro)!”, shkruan Strazimiri.
 
Statusi i plotë i Gent Strazimirit
Vajza që përloti mjerot, është "dibrane" aq sa ç'është "I pazakontë" fjalimi I saj....
Ka të pakten 5 vjet që u përsërisim deri në mërzi "çunave të shkathët" që të mos e harrojnë fshatin nga vijnë...
Ka të paktën 5 vjet që me aksentin e fshatit nga vijnë, na përgjigjen: do rilindim qytetet (dmth 7 mln euro për të shtruar me rrasa guri një qendër province që nuk ka ujë të pijshëm mgjths ujësjellësi kushton vetëm 1 mln euro)!
Meqë ra fjala, fshijini lotët dhe mos e kërkoni as në Dibër e as në Malsi të Madhe zonjën që do e harroni nesër për "politikë editoriale"...
E gjeni në Mirditë, Prosek! Pak më shumë se 1 orë larg nga sheshi Skënderbej, asfalt deri në vend!
Pastaj do ju duhet të merrni fuoristradat 4x4 dhe pothuaj po aq kohë sa ju ka marrë rruga nëpër autostradë, sepse ato 5-6 km deri tek ferma ku ka ndërtuar jetën nuk I lanë kohë Sali Berishës t'i kompletonte... Duhej "rilindur" qendra e provincës pa ujë e drita me...pllaka....
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin