Strazimiri krahason Remzi Hoxhën
me viktimat e komunizmit /Video

Strazimiri krahason Remzi Hoxhën<br />me viktimat e komunizmit /Video
TIRANË - Duke folur për integritetin e politikanëve, i cili synohet të pastrohet me ligjin e dekriminalizimit, deputeti demokrat Gent Strazimiri krahason të zhdukurin Remzi Hoxha me viktimat e komunizmit. Në fjalën e tij, Strazimiri e konsideron Remzi Hoxhën, familjarët e të cilit akuzojnë SHIK-un e Gazidedes për zhdukjen e tij , si një prej viktimave të radhës të krimit shtetëror të 60 viteve komunizëm.
 
"Këtu flitet për Remzi Hoxhën, familjarët e të cilit kanë të gjithë mirëkuptimin tim. Guxojnë të flasin për eshtra pa varr. Nëse është e vërtetë që Remzi Hoxha është zhdukur është i 4775-i në listën e personave të zhdukur në 60 vitet e fundit. 4774 të tjerët janë zhdukur dhe personat që i kanë zhdukur për krime politike janë këtu në këtë sallë, janë këtu në këtë sallë së bashku me njerëz të tjerë që nuk guxojnë sot të kërkojnë eshtrat e familjarëve të zhdukur, jo. Tani janë për me partinë. A ka hipokrizi më të madhe, a ka çnjerëzi më të madhe në këtë sallë të marrësh të flasësh për eshtra të zhdukura, madje të klithësh?!
", - u shpreh deputeti demokrat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas