Anëtari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar i reformës në drejtësi, Gent Strazimiri, shkruan në Facebook se mbledhja e këtij komisioni s'ka nisur ende. Sipas tij, në këtë mbledhje s'kanë mbërritur ende deputetët e PS-së, ndërsa ata të PD dhe LSI janë të pranishëm.

"Po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme... Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen...", shkruan Strazimiri. 

komisioni i reformes
gent strazimiri

Mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar u paralajmëruar të mblidhej në orën 20:30, pas arritjes së konsensusit në mesditë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com