“Kujtoj që kjo vepër penale është një vepër e përfshirë në Ligjin për Dekriminalizimin. Është rasti që PD të dëshmojë me vepra dhe jo me fjalë respektin ndaj ligjit,“ shprehet Balla në një deklaratë për shtyp.
Sipas tij, PD po i ofron Strazimirit mburojë politike, në vend që të distancohet dhe ta përjashtojë atë nga rradhët e saj.
“Pritëm për disa orë që Partia Demokratike të dënojë incidentin e rëndë dhe veprën penale, të provuar tashmë, të armëmbajtjes pa leje të deputetit të saj Gent Strazimiri. Por në vend që Partia Demokratike minimalisht të distancohet dhe të perjashtojë këtë shkelës të ligjit nga radhët e veta dhe të mbështesë Policinë e Shtetit dhe drejtësinë të bëjnë detyrën e tyre në këtë rast, po i ofrojnë mburoje politike. Madje Sekretari i Pergjithshëm i PD, Arben Ristani, me paturpësi ka shkuar deri aty sa ta quajë këtë incident të rëndë si një inskenim të mediave, megjithëse shkelësi i ligjit G.S. e pranoi vetë këtë vepër kriminalem,” thotë nënkryetari i grupit të PS-së.
Balla po ashtu ka dënuar edhe dhunën e deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të PD ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake të Tiranës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)