Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të replikojë me deputetin demokrat Gent Strazimiri, pas reagimit të këtij të fundit, për të arrestuar organizatorët e protestës së studentëve. Rama thotë se Strazimiri kërkon që studentët të arrestohen pasi nuk pranuan militantët e PD në protestë. Ndërkohë që me ironi thotë mes rreshtave të reagimit të tij në Tëitter, se lexuesit duhet t’ju freskojë kujtesën ’koburja’, arma që iu fotografua Strazimirit 2 vite më parë tek protesta tek Lodrat e Liqenit.

"Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s'duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë "të vobektit" që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor. A ju'a freskon pak kujtesën koburja?“-shkruan Rama.

Ndërkohë që më herët deputeti demokrat, krahasoi protestën e studentëve me atë të banorëve të Unazës së Re. Strazimiri thotë se ’shurranjozët’ i predikojnë "jo-politikës", pasi nuk kanë pranuar në protestë aktivistë të PD.

Deklarata e fundit e Gent Strazimirit

Djalli fle në detaje!!!
Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për "organizim proteste të paligjshme", "bllokim rruge" etj. 
3 prej tyre janë ende në burg!
Këta "qorrat" dhe "griseldët" e vegjël, që i nxirrni në ekrane si "organizatorët" e protestës kundër qeverisë por jo kundër Kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër Kryebashkiakut, keni "harruar" t'i shoqëroni në polici, a t'i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin "nen" si banorët e Unazës...
Apo s'ka qenë ashtu pazari? 

Deklarata e datës 8 dhjetor e deputetit demokrat Gent Strazimiri

Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!!

Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!

Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit