Strazimiri:Veliaj, paguhet për të
punuar në Bashki por punon në TV

Strazimiri:Veliaj, paguhet për të<br />punuar në Bashki por punon në TV<br>
Ndërkohë që shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka hedhur akuza në drejtim të Kreyetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për përmbytjen e disa zonave në Vorë.

Deputeti i Tiranës, Gent Strazimiri bëri përgjegjës Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për përmbytjen e disa zonave në autostradën Tiranë Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë fqinjë me Tiranën, Kamëz dhe Vorë.

Gent Strazimiri vë në dukje se zonat u përmbytën që në dy orët e para të reshjeve, por jo pse lumenjtë dolën nga shtrati.

Strazimiri shkruan se “Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e mashtruesit Erion Veliaj, që paguhet për të punuar në Bashki, por punon në TV”.

Në profilin e tij ka postuar një foto ku shfaqet Veliaj duke ecur në shi dhe i veshur me çizme.

Ndërsa në dixhiturë ironizon duke shkruajtur “Kinostudioja e Re paraqet filmin “Djali dhe shiu”.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje