Streep gruaja më e vjetër në kopertinën e Vogue

Streep gruaja më e vjetër në kopertinën e Vogue
Aktorja e cila luajti rolin e kryeredaktorës së Vogue në filmin “The Devil Wears Prada” do të jetë kopertina e muajit janar 2012 në të njëjtën revistë. Duket se 62- vjeçarja Meryl Streep ka zbutur inatin e Anna Wintour, duke e bindur të nxjerrë në kopertinë një artiste e cila rezulton të jetë më e moshuara mes femrave të tjera që kanë qenë protagonist në këtë revistë. Në një intervistë të veçantë Meryl Streep tregon për karrierën e saj që nga mosha 20 vjeçare e deri më sot, por edhe mbi eksperiencën e fundit mbi filmin e saj të ri, “Zonja e Hekurt”, në të cilin ajo luan rolin e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Fituesja e çmimit Oskarit, Meryl Streep konsiderohet si një legjendë e Hollywood-it, praqndaj edhe emri i saj vijon të lakohet ende në listën e grave më të bukura.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online