Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e blerjes së banesave stok për të zgjidhur problemin e strehimit të kategorive sociale në nevojë. Duke e konsideruar strehimin si një çështje të mprehtë sociale, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një takimi me Entin Kombëtar të Banesave tha se për këtë çështje kanë hyrë në bisedime me shoqatën e ndërtuesve. 

TIRANE - Çështja e strehimit në vendin tonë mbetet një çështje e mprehtë dhe që kërkon zgjidhje emergjente. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka mbledhur sot krerët e Entit të banesave në të gjithë vendit për të diskutuar rreth sfidave të strehimit. Sipas Gjermenit, një alternativë do të ishte blerja e ndërtesa stok , për t’i përdorur për kategoritë sociale në nevojë. 

pallat

“Ne kemi parë mundësinë dhe do vazhdojmë të shohim mundësinë edhe me shoqatën e ndërtuesve për të blerë apartamente, të cilët janë stoqe dhe për të zgjidhur problemin e qytetarve në nevojë. Jemi treguar shumë të kujdesshëm edhe më dhëniën e kredive duke parë mundësinë sipas buxhetit të shtetit për subvencionet që ne na janë dhënë”, u shpreh ministrja e Zhvillimit Urban,Eglantina Gjermeni.

pallat

Doris Andoni, drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, tha se ata kanë brenda 2 viteve do të strehojnë 240 familje. 

“Brenda dy viteve të ardhshme ne kemi një plan të qartë që do të fillojmë dhe përfundojmë ndërtimin e banesave dhe do të strehojmë rreth 240 familje brenda dy viteve”, - tha Drejtoresha e Entit të banesave, Doris Andoni.

Gjatë këtij takimi, po ashtu u deklarua se po shikohet mundësia që ndërtesat publike që dikur kanë pasur funksiontë ndryshme, por që sot nuk përdoren më të kalojnë në pronësi të entit të banesave dhe të përdoren për të zgjidhur probelmin e strejhimit në rrethet ku janë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)