Strehimi i afganëve, Albin Kurti: Kemi një muaj që po përgatitemi me SHBA-në si aleate e pazëvendësueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka një muaj që janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet.

Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me ShBA-në, duke shtuar se kjo punë është bërë pa zhurmë e me shumë seriozitet.

Duke e quajtur si aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, Kurti pohoi se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj ShBA-së është më e pakta që Kosova mund të bëjë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se për të gjitha detaje janë duke u marrë vesh ekipet nga të dyja vendet në mënyrë që strehimi të jetë sa më i sigurt.

“Shpreh keqardhje me pamjet e rënda ku urojmë të ketë sa më pak viktima. Qytetarët ku do në botë jo vetëm që meritojnë po iu takon demokracia dhe ne urojmë më të mirën për afganët.

Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me ShBA për tu përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve. Ne jemi shtet serioz dhe këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes se kjo çështje është e dhimbshme, por edhe çështje e ndjeshme e sigurisë”, tha Kurti.

“Ne e kemi SHBA e kemi aleatë të pazëvendësueshëm, përveç aspekti të solidaritet e ka edhe dimension edhe të aleancës me Amerikën. Ata na kanë përkrahur në vazhdimësi kjo është pjesë e vogël e kontributit. Hollësitë janë duke e diskutuar me ShBA-në dhe ato u përkasin ekipeve tona dhe kur të kenë detaje për shifrat, mënyrat dhe kohëzgjatjen”.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 17/08/2021 09:45

    Hajde lope ver mend e mos i bej filma më edhe ti Amerikes se ta demanton Bondsteelin per 6 muaj dhe pastaj dil tek per tek me Vucicin si "trimosh" i madh qe je.

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/08/2021 09:43

    Një patriot ka ky komb ky është Albin Kurti !!!

    Përgjigju
  • Rexhi: 17/08/2021 09:39

    Bravo Albin, Ani ke nje muaj që e ke pas dit.... Pse su ke thënë gjë amerikanëve, se ata me sa duket nuk e dinin akoma....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen