Përveç hoteleve në Durrës, tek të cilat autoritetet shqiptare po shohin mundësi për strehimin e shtetasve afganë, tashmë strehim të tyre do të ketë edhe në godinat në Qytetin Studenti.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
Studentëve banorë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t'u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë.
Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër i thanë Report Tv jashtë kamerave se duan të largohen përfundimisht. Report Tv ka siguruar pamje të zhvendosjes së studentëve.
Lajmi kryesor:
Afganët e parë pritet që të vijnë nesër, gati strehimi i tyre në Qytetin Studenti dhe në disa hotele në Durrës! Do qëndrojnë 3 javë, studentëve u kërkohet të lirojnë godinat
