Strehimi i afganëve, Rama për BBC: Vendet e pasura s'po ndihmojnë! Shqiptarët treguan se kanë zemër të madhe! 'Bukë e kripë e zemër’, thelbi i solidaritetit tonë

'Bukë, kripë e zemër' qëndron në thelb të solidaritetit të shqiptarëve dhe strehimi i afganëve për Shqipërinë është nderim i historisë dhe traditës  së tyre. Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama dha për botën në lidhje më çështjen e afganëve në nj intervistë për BBC. Rama tha se deri tani asnjë vend i pasur nuk ka ndihmuar në akomodimin dhe plotësimin e nevojave të afganëve të strehuar në Shqipëri dhe se aktualisht Shqipëria po ja del në bashkëpunim me organizatat dhe kontribuues nga SHBA e Britania e Madhe. Ndërsa theksoi se Shqipëria nuk është vend i pasur, por ka qytetarë me zemër të madhe, Rama e paralelizoi këtë me vendet e pasura duke shtuar se pasuria të bën të humbasësh një pjesë të zemrës.

"Ne kemi qenë në vendin e tyre 30 vite më parë, kështu që jemi të prirur ta bëjmë këtë pritje pasi nderon historinë dhe traditën tonë.  E përsëris ne nuk jemi vend i pasur, por jam shumë besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe do të jemi së bashkë. Natyrash nuk jemi të vetëm këtu, ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe që kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t'i nxjerr prej vendit të tyre dhe t'i shoqërojnë drejt rrugëtimit të tyre drejt të ardhmes. Nga vendet më të pasura jo nuk kemi ndihmë, ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur, mesa duket është një numër i konsiderueshme njerëzish nga SHBA dhe Britania që kanë zemër të pasur. Ne kemi një dhënie në Shqipëri "buke kripe e zemër" që është thelbi i solidaritetit, për pjesën tjetër do ja dalin, nuk do të zhdukemi pse disa refugjatë po trakasin në dyert tona. JO para shumë vitesh ne pritëm gjysmë milioni vëllezër e motra nga Kosova dhe atëherë ishim edhe më të varfër, dhe ja ku jemi sot më të pasur në shpirt. Ndoshta të qenit shumë i pasur do të thotë të humbasësh një pjesë të zemrës", tha Rama.

Duke folur për momentin e mbërritjes së tyre dhe takimit që pati me afganët kur i priti, Rama u shpreh se ata ishin në gjendje të rënduar, ku imazhet e fytyrës së tyre tregonin qartë se kishin ndalë nga një tunel tmerresh, ndërsa shtoi se në Shqipëri atyre nuk do u mungojë asgjë. Në lidhje me strehimin, Rama tha se ato janë këtu përkohësisht, por nëse duna të qëndrojnë në Shqipëri janë të lirë ta bëjnë.

"Ne jemi ftuar t'i presim përkohësisht dhe më pas mund të shkojnë në SHBA. E dimë që situata është e komplikuar, sigurisht jemi të gatshëm që t'i mirëpresim më gjatë dhe nëse duam të vendosen në Shqipëri mund ta bëjnë këtë gjë. Sinqerisht ishin shumë të ezauruar, dukeshin sikur kishin dalë nga tunel ferri dhe thanë shumë pa fjalë falenderimi. Ne nuk jemi aty për të marrë falenderime, por për t'u thënë që ta ndjejnë veten në shtëpi", tha Rama

607 afganë ndodhen aktualisht të akomoduar në Shqipëri në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Pjesa më e madhe e tyre janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë dhe studentë e gra, të cilët kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët.  Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
E strehuar në Shqipëri, gazetarja afgane për BBC: Largimi, vendim i vështirë! Populli shqiptar shumë mikpritës, në Tiranë po na trajtojnë në mënyrë të shkëlqyer

 

Vendimi për largimin nga vendi i saj ishte më i vështirë që mund të merrte, por gazetarja afgane, e strehuar në Tiranë, tha për BBC se ndihet falënderuese për mikpritjen që gjeti në Shqipëri.

Ndërsa falënderon popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, gazetarja afgane shprehet se ata u pritën mjaft mirë në Tiranë dhe se kujdesi që po tregohet për ta është i shkëlqyer.

E pyetur nëse do të qëndrojë në Shqipëri, apo nëse ka në plan të largohet nga vendi, gazetarja nga Afganistani thotë se është ende e turbullt për të marrë një vendim të tillë.

"Kam studiuar me bursë në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte sfidues pasi të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që mund të merrja. Pasi na u tha të largohesha, mora një telefonatë, na morën në një vend të caktuar shkuam në aeroport ku pritëm 3 ditë e më pas u nisëm. Zbritëm në Katar fillimisht, ndërsa më pas u nisëm për në Shqipëri. Kurrë nuk isha menduar situatën kur talebanët do merrnin vendin në kontroll, ne mendonim që mund të merrnin kryeqytetin, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Natyrisht na zuri në befasi, jam përpjekur gjithë jetën të marr arsimim, ndërkohë befas gjithçka u shkatërrua brenda një nate. Falënderoj popullin shqiptar, kryeministrin, ministren e jashtme dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri. Gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur këtu në Shqipëri. U kujdesën dhe ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse, janë njerëz mikpritës. Situata tani është e turbullt që të marrësh një vendim ku të shkosh, por gjerat që mendoj për të ardhmen është se më duhet të studioj, të vazhdoj studimet", tha ajo.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.3: 31/08/2021 20:31

    Po mër shpëtimkari Botês. Ma Afganët o tu shoftê rraca ty ene gjith politikanve Shqiptar. O klysh moce se ke lon mjekër sdo me thon që po çliro shqipnin si Ismail Beu. Ti o klysh moce ene te gjith paraardhesit politik na keni bo me mor rrugêt e EU se ju me vota e protesta nuk trremeni se tê njoni-tjetrrit jeni e njoni-tjetrrin do mani. KUR/ . Nga EU po ju shkruj o plen gazet. Plot rrugèt ne Shqiptar ktej. Mani Afganet se ju fo Alex Soros fort. Vdekshi ishalla e mos gzoft asnji gjo ai qe na ka hy ne hak ne Shqiptarve tê nershëm.

    Përgjigju
  • Ekspert: 31/08/2021 19:12

    Edi po me degjove maje gojen myll, mos bej me as i lloj deklagallarate se kushedi me kete menyr ke per te fito na i qime simpatie ke ky popull qe spo do me asnje tip degjenerate si qeveritar

    Përgjigju
  • Janullatosi i maskuar: 31/08/2021 19:02

    Turp, turp qe Rama ka kurajon te thote te verteten... Turp qe ai guxon te flasi per paragjykimet dhe rracizmin europian. Te gjithe e njohin paragjykimin dhe rracizmin europian, por jo te gjitheve u lejohet ta thone. Turk-albanet si Edi Rama nuk duhet te guxojn. Rrace e keqe skiptaret... Kak skiptaret... Ikni nga ky vend i mallkuar, ose konvertohuni ne grek... (Shenim: sharjet ndaj meje jane te mirepritura, dhe taktik e shkelqyer per disa komentues qe pretendojn se jane shqiptar)

    Përgjigju
  • Faik: 31/08/2021 18:28

    O 'lider global' pusho pusho se na Fèlliqe fare , O DITË ZI HAJDUT !!! TI NUK DO dhe NUK ke VULLNET të LUFTOSH KORRUPSIONIN sepse Je vet KOKA E KORRUPSIONIT SHTETÈTOR me TENDERA KRIMINALÈ , PPP KORRUPTIVÈ dhe KONÇENSIONE MAFIOZË !!! Prandaj MIRÈQENIA e SHQIPTARÈVE NUK rritet KURRÈ , sepse jeni QEVERI HAJDUTËSH dhe MINISTRAT tuaj janè KOPE ÇAKENJSH tè PÈSHTIRÈ !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofsh o "lider global" , MASHTRUES , GËNJESHTAR dhe KRYE PLAÇKITÈS !!! ⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Tutu: 31/08/2021 17:41

    Na i shpife dhe neve dhe jo afganeve o Ed mburraveci… po ti marresh ne shtepi tende fol.. shqiperia eshte shtepia e gjithe shqiptareve…

    Përgjigju
  • o psyko-: 31/08/2021 17:12

    Boll se po hiqesh sikur vetem ti po shpeton njerzimin hahhaha, na vjen turp me pallavrat qe thua kunder Evropes dhe vendeve te pasura-1-Harron qe mbi 2 milion Shqipetar te ndershem po i ndinmojne keto vende,2-Harron qe Shqipetaret po ARRATISEN cdo dite me keq se Afganet e shkret nga ai vend i korruptuar dhe i degjeneruar me ne KRYE nje PSYKOKRYEMINISTER;dmth TI,PRANDAJ MOS NA SHIT P..dh me se aty eshte AlbaColumbiStan. mjer SHqipetaret qe nuk ikin dot

    Përgjigju
  • Maria: 31/08/2021 17:02

    Boll se po na ben per te vjelle. Hipokrizia dhe genjeshtrat ne maksimum. Si mund te kujdrsesh per te huajt kur popullin tend e ke pa buke?

    Përgjigju
  • Ska problem: 31/08/2021 16:56

    O flit e maj o dh*t e haj i dole per zot me djersen e popullit bere shou neper turizme me gjakun e popullit tani kerkon ndima , po te donin i pranonin vete vendet e europes dhe nuk te linin ty koposh ne maj te plehut

    Përgjigju
  • Klodi: 31/08/2021 16:43

    Lideri global i jep leksione botes ahahahahah sa qesharak. Minitoriteti i ri ne Shqiperi, fale naltmadhnise se tij Edi Hajvan Rama!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë