Vlorë, strehoi 21 klandestinë egjiptianë në banesën e tij, një i shoqëruar në polici

VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorë, pasi dyshohet se ka strehuar në një objekt 3-katësh, 21 klandestinë egjiptianë. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonë, ku kanë bërë shoqërimin e 21 klandestinëve dhe personin që dyshohet se ka bërë strehimin e tyre.

Sipas burimeve policia ka mbajtur në vëzhgim për disa ditë, pasi ka pikasur lëvizjet e dyshimta të Petrit Pashaj, i cili zotëronte objektin ku qëndronin klandestinët dhe u çonte ushqimin atyre. Nga hetimet rezultoi se në objekt strehoheshin 21 klandestinë.

Objekti ku ishin strehuar ndodhet në zonën historike të Vlorës, ndërsa ende nuk është zbardhur itinerari i klandestinëve dhe se ku do të shkonin.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 04/06/2020 22:36

    Ku tjetere? Vlorezeza thuaje, tërë te keqijat në Vlore mblidhen njerese te liqe!

    Përgjigju
    • ewsqa: 05/06/2020 09:23

      boll me hale

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat