Një 19 vjeçar i cili shfrytëzonte një grua braziliane për prostitucion përfundoi në pranga sot në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës. Bashkë me të, policia nisi edhe hetimin për 25 vjeçaren braziliane për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Arrestimi i të riut me inicialet S. M., u krye në vazhdën e operacionit të koduar “Pitstop” dhe u finalizua falë sinjalizimeve të siguruar në rrugë operative.
Sipas policisë, i riu e kishte shfrytëzuar gruan e huaj me inicialet L.S. për rreth 2 muaj, duke e strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në shtëpinë e tij.
2 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë.
Njoftimi i plotë i Policisë
"Shfrytëzonte për prostitucion, 1 shtetase braziliane që e kishte strehuar në banesën e tij, arrestohet 19-vjeçari. Procedohet penalisht shtetasja braziliane që ushtronte prostitucion. Sekuestrohen 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj, për prostitucion, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, operacionin e koduar “Pitstop”. Si rezultat i operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion, për rreth 2 muaj, shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e ka strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në banesën e tij. 25-vjeçarja e ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për 25-vjeçaren, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Komente






