Në një video të publikuar në YouTube shfaqen reperi i njohur Stresi dhe këngëtarja Ronela Hajati duke shëtitur në rrugët e Tiranës.

Në një moment ata ndalojnë pranë një lypëse e cila është në gjumë dhe nisin t’a ironizojnë. Në çastin që ajo zgjohet ata vazhdojnë sërish t’a ofendojnë.

Kjo video është publikuar edhe në faqe të ndryshme në Facebook. Sjellja e dy artistëve shqiptarë është komentuar negativisht nga fansat si në YouTube ashtu edhe në rrejtin social Facebook.

(xh.k/shqiptarja.com)