Është dënuar me me një vit e 8 muaj heqje lirie, si dhe me një gjobë prej 4 milion lekësh të reja por kjo nuk e ka penguar aspak, këngëtarin Arkimed Lushaj i njohur si Stresi për të vazhduar përpara karrierën e tij. Aktualisht reperi ndodhet në tur koncertesh në Itali, dhe ndan me THASH&THEM, emocionet dhe përkrahjen e fansave të tij. Reperi është duke punuar njëkohësisht edhe për albumin e tij të ri, që siç e cilëson ai do të jetë një “tornado” i vërtet. Lidhur me çështjen Bombaj të cilën ai e ka apeluar, Stresi tregon se ka mësuar shumë nga kjo histori dhe se nuk është bërë aspak pishman.
Jeni në tur koncertesh në Itali, si po shkon ky tur?
Perfekt. Më kanë pritur mirë, për këtë arsye dua të falenderoj organizatorët e këtij evenimenti Sara Nikita dhe Klaudia Klau.
Në të njëjtën kohë jeni duke punuar edhe për albumin tuaj të tretë, si do të vij Stresi këtë herë?
Nuk e di nëse keni dëgjuar për një “tornados” prej flake nëpër botë, që shkatërron çdo lloj gjëje që i del përpara, kështu do jetë edhe albumi im.
Sa këngë do të përmbajë ai?
Besoj rreth 12 këngë.
Pse ia keni besuar “Threedot’s Production”, këtë album tuajin?
Sepse janë më të mirët dhe unë jam tashmë pjesë e këtij labeli.
Do të kemi bashkëpunime me të tjerë këngëtar?
Patjetër që po, madje do të ketë bashkëpunime shumë të suksesshme.
Ka patur thashetheme sikur kishit patur një debat me pjesëtarët e Threedot’s dhe se do të shkëputeshit prej tyre, sa të vërteta janë këto?
Nuk është aspak e vërtet janë thjesht trillime.
Në fakt kënga juaj Lambo, duket se ka patur shumë sukses e prisnit një sukses të tillë?
Normal qe po e prisja, është punuar me shumë kujdes për të.
Nga të gjitha këngët tuaja cilën keni më të preferuar?
Bashkëpunimi me Xheralidina Berishën, “ Lamtumirë”.
Jeni dënuar me 20 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si e pritët si vendim?
Shumë normal, por vendimi për mua është i padrejtë.
Çfarë “shije” ju ka lenë gjithë kjo histori?
Për mua ka qenë shkolla më e mirë që kam mësuar ndonjëherë.
Jeni penduar që u morët me këtë çështje?
Aspak jam i sigurt që çdokush do të vepronte në këtë mënyrë.
Jeta juaj sentimentale si po shkon?
Jam i dashuruar marrëzisht me muzikën dhe familjen time.
Po marrëdhënia juaj me fansat që të duan dhe të mbështesin gjithnjë?
Ata i dua pafund dhe meqë ndodhem në turne në Itali dua ti falënderoj, gjithë gjithë gjithë pa fund sepse nuk do ta harroj pritjen e tyre.
/Shqiptarja.com