Reperi i njohur Stresi nuk ndalon “luftën” e tij me rivalët e shpallur tashmë për të cilët këto ditë ka bërë deklarata dhe sharje.
Gjahu i radhës siç duket për Stresin do jenë reperët Ledri dhe Noizy të cilët këto ditë janë pajtuar duke marrë pjesë në festë në një club nate pas një zënie para disa kohësh.
Sipas Stresit kjo lojë është mjaft zbavitëse dhe nuk ka lënë rast pa e treguar këtë.
Ai ka postuar në Facebook një foto ku tregon se po gjuan me pistoletë brenda një makine ku gjuajtja e tij ka bërë një flakë të kuqe.
Fotoja duket se është kapur në rrugën e plazhit të Gjirit të Lalzit.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)