Struktura e Vettingut, Rama: 
Reflektojmë nëse e kërkon ONM

Struktura e Vettingut, Rama: <br />Reflektojmë nëse e kërkon ONM
Qeveria do t'i drejtohet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) lidhur me vendimin për shkurtimin e strukturës së organeve të Vettingut. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u shpreh se përfaqësuesit e organeve të Vettingut kanë kërkuar strukturë të mbifryrë e cila rrit shpenzimet. Sipas tij, qeveria ka ndërhyrë duke reduktuar rojet dhe asistentët vetjakë dhe se nuk është prekur thelbi i punës së institucioneve. 

Duke iu përgjigjur shqetësimit të opozitës se qeveria po cenon pavarësinë e këtyre organeve, Rama tha se i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, të shkembejë letër me ONM e nëse ata kanë kontestime për strukturën, atëherë qeveria do reflektojë. 

"Përsa i përket Vetingut që e ka shumë merak, unë i kam kërkuar sekretarit të përgjithshëm ti çojë një letër ONM, nëse kjo e fundit shpreh rezervat ne këtu jemi. Komisionit i është bërë një vlerësim. Komisioni ka kryer konsultime me Departamentin e Adminisitratës Publike me ONM, me konsulentë për të marrë një vendim të duhur. Synimi është që të kemi struktura homogjene dhe efikase, strukturat e fryra rrisin shpenzime, konsumojnë kohë. Do ta pyesim ONM për punonjësit e organeve te Vettingut. Komisioni ka bërë një punë optimizuese dhe faktikisht e ka ndihmuar ngritjen e këtyre organeve me struktura funksionale, shpërndarjen më të drejtë të burimeve. Ka një reduktim të numrit të propozuar të rojeve, të asistentëve vetjak.

Ndryshimet nuk kanë eleminuar asnjë funksion kanë reduktuar staf të kot të tepërt të paarsyetuar. Në varësi të ngarkesës së punës dhe në varësi të punës këtu jemi dhe na mjafton të na kërkojnë më shumë staf dhe do konsiderohet prioritet. Në këtë organigram raporti normal i stafit që kryen funksione  kryesore me stafin mbështetës nuk është normal.

Ne nuk do lejojmë asnjë institucion që të jetë me raportin një me një. S’do e lejojmë për asnjë ministri dhe në as në këtë rast, ky raport nuk ka asnjë ndikim cënon performoncën e institucionit. Bëjmë luftë politike se  është reduktuar numri  përkthyesve duke patur parasysh se ONM ka përkthyesit e vetë. Jeni bërë qesharak me luftën që i keni bërë, Reformës në drejtësi,Vetingut, ne do t’ju dëgjojmë me durim sic ju kemi dëgjuar por harroni se do të na mbani peng", u shpreh Rama. 


Nga ana tjetër, opozita pretendoi sërish se maxhoranca po tenton të kontrollojë punën e organeve të Vettinguit, duke shkurtuar ndjeshëm strukturën dhe reduktuar buxhetin për financimin e këtyre institucioneve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni