Nisur nga disa ngjarje gjatë dy viteve të fundit, Këshilli i Ministrave ka propozuar ngritjen e një strukture të posaçme për hetimin e veprave penale në fushën e lëndëve narkotike vetëm në Forcat e Armatosura. Drafti me ndryshimet në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm parlamentar. Drafti ndryshon nenin 6 të ligjit aktual, duke krijuar dy struktura për luftën kundër drogës, një në Policinë e Shtetit dhe tjetrën në Forcat e Armatosura. “Struktura për hetimin e lëndëve narkotike, në Policinë e Shtetit, organizohet në nivel qendror, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, dhe në nivel vendor, në përbërje të drejtorive vendore të policisë. Struktura Qendrore për Hetimin e Lëndëve Narkotike (SQHLN) është përgjegjëse për parandalimin e luftën kundër veprave penale në fushën e lëndëve narkotike dhe për trajtimin, në mënyrë të unifikuar, të veprimtarisë së policisë së shtetit në këtë fushë. Struktura përgjegjëse për parandalimin dhe hetimin e veprave penale në fushën e lëndëve narkotike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë është Policia Ushtarake, e cila bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor”, parashikohet në draftin e qeverisë.
Zyra e të dhënave
Drafti parashikon që pranë Institutit të Shëndetit Publik krijohet Zyra e Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të Zyrës së Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Zyra e Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën është partneri zyrtar në vendin tonë për Qendrën Evropiane mbi Drogat dhe të Varësisë nga Drogat.
Të dyshuarit
Drafti ndryshon edhe nenin 18 të ligjit aktual. Në draft parashikohet që kur ka dyshime të bazuara se një person, në hyrje ose në dalje të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, fsheh në trup substanca narkotike ose psikotrope, oficerët e Policisë Gjyqësore procedojnë sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për kontrollin kufitar. Ndërkaq, në ligjin aktual, thuhet se kur kontrolli fizik nuk është i mjaftueshëm, oficerët e Policisë Gjyqësore urdhërojnë kryerjen e ekzaminimeve mjekësore mbi atë person, pasi të kenë marrë pëlqimin me shkrim të tij. Në rast mospranimi, oficerët e Policisë Gjyqësore i bëjnë kërkesë me shkrim organit të prokurorisë, i cili mund të autorizojë kryerjen forcërisht të ekzaminimeve mjekësore.
Komiteti
Drafti ndryshon edhe nenin 3 për ngritjen e Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës. Sipas draftit, ky komitet përbëhet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ministri përgjegjës për drejtësinë, ministri përgjegjës për financat, ministri përgjegjës për punët e jashtme, ministri përgjegjës për shëndetësinë, ministri përgjegjës për çështjet sociale, ministri përgjegjës për mbrojtjen, ministri përgjegjës për çështjet vendore, ministri përgjegjës për arsimin dhe sportin, ministri përgjegjës për turizmin, ministri përgjegjës për kulturën, ministri përgjegjës për bujqësinë, ministri përgjegjës për mjedisin, ministri përgjegjës për marrëdhëniet me parlamentin, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Asgjësimi
Në të gjitha rastet kur substancat narkotike ose psikotrope nuk shërbejnë më për shqyrtimin e çështjes në gjykatë dhe nga SQHLN-ja nuk paraqitet kërkesë specifike, gjykata urdhëron asgjësimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Rendit Publik dhe Prokuroria e Përgjithshme hartojnë rregulloren e përbashkët për ruajtjen, administrimin dhe teknikat e asgjësimit të substancave narkotike ose psikotrope të sekuestruara. Në të gjitha rastet e sekuestrimit të bimëve narkotike të kultivuara, asgjësimi i tyre bëhet me procesverbal në vendin ku janë zbuluar, duke mbajtur mostra të bimëve narkotike për ekspertim. Kur substancat narkotike ose psikotrope janë barna të përdorshme (me konfeksion të rregullt dhe të paskaduara), ato nuk asgjësohen, por i kalojnë në administrim Ministrisë së Shëndetësisë.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO