Studentët e huaj në Itali
Kryesojnë shqiptarët

Studentët e huaj në Itali<br />Kryesojnë shqiptarët
Kryesojnë studentët shqiptarë në auditoret Italiane me 20.2 % ,të ndjekur nga studentët kinezë me 7.4%. Ndër degët e preferuara të studentëve të huaj mbetet fakulteti i ekonomisë me 10.842 studentë 18.2% e totalit të studentëve, mjekësia dhe kirurgjia. Studentët e huaj në Itali përbëjnë 3.6 % e totalit të numrit të studentëve. Por sërish kjo shifër mbetet e ulët krahasuar me shtetet e tjera europiane. Në auditoret e universiteteve, numri i studentëve të huaj që arsimohen në Itali rritet vit pas viti.
Degët më të preferuara për të huajt janë Fakulteti i Ekonomisë, Mjekësia si dhe degët Inxhinjerike. Duke ju referuar statistikave të paraqitura pak ditë më parë në në Universitetin e Romës, me rastin e dhënijes së tre bursave në fakultetin tre vjecar të ekonomisë të fituara nga 20 vjecarja Stela Zyberaj, lindur në Ersekë dhe Chen Shaoting (Kina) - Hacina Nicoleta (Moldavia, në vitin akademik 2010/2011, studentët e huaj në Itali përfaqësojnë 3.6% të totalit, gjithsej 61.777 studentë. Një shifër e ulët kjo krahasuar me pjesën tjetër të Europës ku studentët e huaj në Gjermani janë në shifrat e 10.9%, 11.2 % në Francë dhe pothuajse 20% në Mbretërinë e Bashkuar.

PROGRES I NGADALTË ME 0.2 %

Statistika tregojnë se në vitin akademik 2007/2008 studentët e huaj përbënin 3% të studentëve në auditoret e fakulteteve italiane , 3.2% në 2008/2009 dhe 3.4% në 2009/2010. Kjo rritja ka nje kuptim më sinjifikativ kur shifrat krahasohen me vitn akademi 1998/1999, kur të huajt e regjistruar në universitetet italiane ishin vetëm 1, 3%. Kjo shpjegon më së miri dhe integrimin në tregun e punës të studentëve jo italian të punësuar pas mbarimit të studimeve dhe zotërimit të diplomës, me një rritje nga 3.8% në 2008 në 4.6% në 2010.

STUDENTËT E HUAJ

Kryesojnë studentët shqiptarë në auditoret italiane me 20.2 % të numrit të studentëve të huaj të ndjekur nga Kina me 7.4%, Rumunët me 6.8 % dhe Grekët me 5,8%. Studentët shqiptarë kryesojnë dhe në medaljet e fituara, ku në (1080 studentë të dekoruar) 16.9 % janë student shqiptarë 10.1% student Rumunë dhe 8.9 % e medaljeve i përket studentëve Kinez.

KU STUDIOJNË?

Ndër studentët e huaj, 33% e tyre preferojnë Italinë qendrore e
ndërsa pjesa tjetër i përket universiteteve të veriut dhe jugut
të Italisë. Një përqendrim 33% shpjegohet nga prania e qyteteve universitare, të tilla si Romë (9449 studentë), Firence (2942) dhe Pisa (1427), por edhe nga universitetet për të huaj si ai i Peruxhias dhe Sienës, që kanë një numër të lartë të studentëve të huaj nga mbarë bota.

EKONOMIA, FAKULTETI I PREFERUAR

Në degët e preferuara të studentëve të huaj mbetet fakulteti i ekonomisë me 10.842 studentë 18.2% e totalit të studentëve, mjekësia dhe kirurgjia me 8.191 studentë të ndekur më pas nga degët inxhinierike me 8.155 studentë dhe ndër të fundit renditet edukimi fizik dhe shkencat e komunikimit.

(Përgatiti: Arsen Rusta)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma