TIRANE – “Dënimet kolektive i përkasin sistemeve diktatoriale. Ne si studentë, besojmë se vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, është i nxituar dhe i pa drejtë”. Kështu janë shprehur sot studentet e Univeristetit "Kristal", licenca e të cilit u pezullua për një vit nga MASH.

Sipas studentëve, nuk është në kulturën demokratike, vendimi për të dënuar Universitetin dhe studentët e tij në mënyrë kolektive. "Ky vendim, ka qëllime të errëta, për ti vënë “fre” konkurencës së ndershme dhe për të favorizuar disa universite të tjera private".

Më tej studentët u shprehën se ky vendim do të ketë pasoja sociale. "Ministria me një të rënë të lapsit, kërkon të largojë studentët nga "Kristal" dhe të pasuruojë universitet e tjera me paratë tona", theksuan studentët. (gh/shqiptarja.com)