TIRANE- Duke filluar që nga janari i vitit 2011, 84 studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët u vlerësuan dje me medalje ari, do të mund të fillojnë stazhin me pagesë pranë bashkisë së Tiranës. Ky premtim është bërë nga vetë kreu i bashkisë, Lulzim Basha, i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e rastit të zhvilluar nga Universiteti i Tiranës dhe Rrjeti i Studentëve Ekselentë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i konsideroi 84 studentët me medalje ari si aset të vyer për botën akademike,por edhe për qytetin.
Ai gjithashtu bëri të ditur se nga burimet e Bashkisë të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studetëve pas mbarimit të shkollës. Në këtë kuadër
kreu i Bashkisë bëri të ditur vendimin për t'u mundësuar stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e janarit për 84 studentët e diplomuar dje. "Përfitoj nga prania e dy profesorëve të nderuar, anëtarë të këshillit (Shezai Rrokaj dhe Dhori Kule), dhe shpreh besimin tim se pas dy javësh këshilli bashkiak do të miratojë propozimin tim, për buxhetin e vitit 2012, ku Bashkia e Tiranës do të ngrejë një fond për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës. Praktika, siç kam premtuar, do të jetë stacion kalimi drejt punësimit të profesionistëve të rinj që dalin nga auditorët e universiteteve", - ka deklaruar Basha.
/Shqiptarja.com