Studentët e shkëlqyer nderohen
sot nga Universiteti i Tiranës

Studentët e shkëlqyer nderohen<br />sot nga Universiteti i Tiranës
TIRANE- Universiteti i Tiranës do të nderojë studentët e shkëlqyer të të gjithë fakulteteve të tij. Në një ceremoni që do të zhvillohet gjatë pasdites së sotme, te ish Kinoklubi i Qytetit Studenti, në kuadër të "Ditës së Ekselencës" do të shpërndahen certifikata për studentët më të mirë të Universitetit të Tiranës.

Ky aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Rrjetin e Studentëve Ekselentë ka si qëllim të nderojë dhe vlerësoje studentët me rezultatat më të larta në nivele të ndryshme të studimeve. Aktivitet do të zhvillohet për herë të parë, dhe në të do të marrin pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, rektori i Universitetit të Tiranës si dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë e përfaqësues të botës së biznesit dhe botës akademike.

Në fakt rrjeti i studentëve ekselentë, që mbledh në të të gjithë studentët që kanë rezultate të shkëlqyera në të gjitha nivelet e studimit është krijuar vetëm një vit më parë dhe ka shënuar mjaft aktivitete, jo vetëm me pjesëmarrjen e këtyre të rinjve ekselentë, por edhe me promovimin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg