Studentët: Nota dhe lekë
në këmbim të votave

Studentët: Nota dhe lekë<br />në këmbim të votave
Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) ka anketuar plot 1.000 të rinj në të gjitha universitete publike për zgjedhjet në universitete. Pyetjet e anketës kishin si qëllim të zbulonin nëse të rinjtë i njihnin sa duhet kandidatët për rektor, dekan, sheaf departamentesh apo edhe vetë strukturat drejtuesve studentore dhe nëse pedagogët po ushtrojnë presione mbi ta në këmbim të votës. Të dhënat e marra nga kjo anketë kanë vërtetuar jo vetëm që të rinjtë s'i njohin thuajse fare kandidaturat për drejtues të ardhshëm dhe e japin votën vetëm nga daljet mediatike të tyre, por ata pohojnë se po ushtrohet presion mbi ta me notën dhe madje nuk kanë munguar as ofertat monetare, në këmbim të votës. Kështu pyetjes nëse "Gjatë fushatës në fakultetin universitetin tuaj, ju është ofruar nota si favor në shkëmbim të votës?", 5 % e studentëve i kanë dhënë përgjigjen "jo", ndërsa 37% e të anketuarve i kanë dhënë përgjigjen "kam dëgjuar'. Por pyetjes "A ju kanë bërë presione
të formave të tjera në kërkim të votës?", plot 23 % I kanë dhënë përgjigjen "Po". Anketa vijon më poshtë me pyetjen se "Çfarë presioni ju kanë bërë?" dhe 56% e të anketuarve janë përgjigjur se presioni iu është bërë për notën, për përjashtim nga strukturat drejtuese të të rinjve ka qenë forma e presionit për21% të të anketuarve, ndërsa 5% e studentëve kanë thënë se presioni ka pas të bëjë meanëtarët e tyre të familjes,ndërsa plot 18 për qind e tëanketuarve kanë deklaruar se u janë bërë oferta monetare në këmbim të votës.

STUDENTËT
Të dhënat e kësaj ankete për njohuritë e studentëve për zgjedhjet e 20 shkurtit dhe tensionet e fushatës janë bërë publike nga përfaqësuesja eKëshillit Kombëtar Studentor, Esiona Konomi. "Vetëm 7% e studentëve të anketuar njohin programet e kandidatëve, ndërsa 24 % e të pyeturve do të përzgjedhin një kandidat prej programit, shumica prej tyre do ta bëjnë zgjedhjen bazuar në daljet mediatike të kandidatit. Gjatë intervistave studentët janë shprehur se kandidatët thuajse nuk kanë programe, ose në rastin më të keq, janë kopje e programeve të katër viteve më parë," - u shpreh përfaqësuesjae KKS, Esiona Konomi. Njëkohësisht, shumica e studentëve mendojnë se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në disa raste ka vetëm njëkandidat, dhe procesit i dihet që në fillim fituesi. Por studentët nuk njohin as funksionet e organeve kolegjiale si këshilli i fakultetit dhe senati iuniversitetit. "Vetëm 28 % e studentëve besojnë se vota e tyre bën diferencën, ndërsa37% janë shprehur se vota e tyre nuk ka asnjë rëndësi pasi ka vetëm një kandidat për shumicën e posteve drejtuese. gjatë anketës studentët janë shprehur se nuk e dinë se do të votojnë për senatin e universitetidhe këshillin e fakultetit.63 % e të pyeturve nuk injohin farë funksionin e këtyre organeve vendimmarrëse", - përfundon Konomi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024