Këshilli Studentor i Universitetit të Arteve përmes një shkrese drejtuar ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja (për dijeni të Kryeministrit Edi Rama), pretendon përjashtimin (edhe diskriminim) nga politikat institucionale të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ky qëndrim, siç ata argumentojnë bie ndesh me Marrëveshjen e nënshkruar mes UA dhe TKOBAP (30/10/2019).
Përfshirja masive, sipas tyre, e studentëve të Konservatorit të Salernos dhe Foggias ku drejtori artistik i TKOB, Jaçopo Sipari Di Pescasseroli aderon si pedagog, do të thotë angazhim më i paktë i studentëve vendas. Po ashtu Në këtë shkresë shtohen shqetësimet për :
-Ligjshmërinë e vendeve të punës, me pozicione të hapura dhe ndaj kandidaturave të huaja
-Ligjshmërinë e kontratave të punës me kohë të plotë për artistë të huaj
-Publikimi i njoftimeve për audicione në italisht nga dr artistik i TKOB
-Kërkesat për nivelin e studimit për secilin pozicion pune
-Zotërimin e gjuhës shqipe nga artistët e huaj që aderojnë në TKOB
Kësaj shkrese i është përgjigjur nga ana tjetër Teatri i Operas, ku thekson se nga ana e tyre ka qenë angazhimi për ti dhënë jetë Paktit të bashkëpunimit të 2019-ës, duke nënvizuar faktin se deri më tani kjo Marrëveshje nuk është bërë aktive (jo për neglizhencë të Teatrit). Më tej, thuhet se prej buxhetit të 2023-shit, 30 000 euro (1/4 e buxhetit) u shpenzuan për studentët e UA-së, pjesëmarrës në shfaqjet e TKOB.
Përgjigjia e plotë e TKOBAP:
Në vijim të një shkrese të dërguar pranë TKOB-së, nga studentët e Universitetit të Artit, sqarojmë se:
Objektivi ynë si institucion unik artistik, ishte dhe është, ndërtimi i një urë komunikimi, për të cilin drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e ka ftuar drejtuesin e Universitetit të Artit që ti japim jetë “Paktit” të firmosur nga ish-ministrja, Elva MARGARITI dhe ish-drejtuesi i TKOBAP-së, Zana ÇELA.
Pakti i UA-së me TKOBAP-në, konsiston me rregullatorin e tij, në ngritjen e një grupi pune i cili nga viti 2019 deri më sot nuk ka qenë asnjëherë aktiv, DHE JO për ARSYE të TKOBAP-së.
Ndërkohë, vetëm nga buxheti i 2023-ishit ka shpenzuar 30.000 euro vetëm për studentet e UA-së qe marrin pjesë rregullisht ne shfaqjet tona, i cili konsiston në një të katërtën të buxhetit tonë.
1.Janë vënë 4 shfaqje ne skene me Flautin Magjik , ku rolet kryesore kanë qenë 90 % i studenteve te UA-së me profesoreshën Ulpiana Aliaj.
2.Janë bërë masterklase të ndryshme për të gjithë këngëtarët lirik të hapura dhe për studentët.
3.Janë ftuar profesorë të UA-së si rrjedhojë e projekteve që kanë dërguar tek ne në sezonin artistik tonin; Kastriot Tusha, Ardita Bufaj, Xhovana Marku, Marin Gjollma, Dorina Laro.
Artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare, Inva Mula, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa, Saimir Pirgu, Eno Peçi, Anxhelin Preljocaj, Leonard Ajkun, Leonard Simaku, Edi Blloshmi, Kosti Deti, Elda Laro etj
Ndër të tjera, ne kemi ftuar edhe Rektorin e UA-së z. Kastriot ÇAUSHI, me anë të një email-i që daton në 07.02.2023, pas 2 takimeve me te.
Janë kryer takime edhe për katedrën e Dirigjimit me z. Dorian Çene dhe asnjë nga diskutimi me planin e punës konkret nuk ka ecur përpara sepse nuk kanë sjellë askënd për të ndjekur planin e provave që në TKOBAP, është në rendin e ditës.
Janë ftuar pianist instrumentiste , pas një takimi të kryer me Zv/Dekanen, znj. Merita Rexha për masterin e M* Dellisanti për “vocal coach”, lënde e cila nuk studiohet ne UA, dhe pas një dite masterclass janë larguar të gjithë për arsye paaftësie në leximin “aprima vista”.
Janë hapur konkurse të shumta ne çdo sektor të cilat kanë qenë publike jo vetëm ne rrjetet tona sociale, por edhe në Ëeb dhe APP, duke dashur të mirë-informojmë këdo, si shqiptare dhe te huaj për arsye se disa nga instrumentet special nuk kanë as numër personash në UA dhe jo më aftësi për t’i luajtur ato. Rasti konkret i audicionit të instrumentit Korno në të cilin për 3 herë NUK U PARAQIT ASKUSH.
Duke dashur të flasim për politikën e të rinjve, artistë të diplomuar vetëm në sektorin e korit kanë përfituar 4.325,133 ALL, për vitin 2022-2024, dokumente të cilat ndodhen si honorare artistike per produksione të ndryshme pranë zyrës së financës. Ky buxhet konsiston në një të tretën të buxhetit tonë vjetor.
Duke dashur të prek edhe politikën e TKOBAP-së me shtetit fqinj Italian, ju informojmë që
po vet ne i kemi shtrirë dorën 52 konservatoreve italiane,
1. Për instrumenta special si Flaut piccolo, Clarinet bass, piccolo, horn basset;
2. Oboe d’amore dhe corno inglese
3. Cornetta dhe tromba egizziane
4. Timpane dhe cimbasso
5. Për te rritur kapacitetin e shfaqjeve tona dhe për të arritur ne objektivat tona Titanike nëpërmjet një buxhet qe nuk shpenzohet aspak nga arka e Teatrit dhe e taksapaguesve Shqiptar, por nga fonde te mirëpërcaktuar me “Thirrje te hapura” dhe “Audicione” te vet këtyre institucioneve.
Ne momentin qe flasim kemi 4 Konservatore që kanë qenë shumë aktiv në kërkesat tona.
Buxheti e te cilave shkon në 57.745 euro nga janari deri ne dhjetor 2023.
Konservatorët renditen si më poshtë;
1.Salerno
2.Foggia
3.La Spezia
4.Potenza.
Si dëshmi e netëork-ut që TKOBAP-ja ka ngritur janë memorandumet me:
1. Filharmonia e Kosovës
2. Teatri i Varnës
3. Teatri i Beogradit dhe Maqedonia e Veriut si politike e “Open Balkan”
4. Konservatori i Salernos, Potenza, Foggia
5. “Fondazione Puccinianio”
6. Diskutim me “Petruzelli”-Bari
7. OSFA Orkestra e Forcave te Armatosura
8. RTSh orkestra dhe televizioni Shqiptare
9. Diskutim “Accademia della Scala”
10. Anëtarësimi në “Opera Base” dhe “Opera Europa”
11. Shkolla e Baletit
Duke dashur gjithmonë të jemi të hapur dhe me bonsence, shpresoj që kjo thirrje të jetë fillimi i një epoke të re BASHKËPUNIMI dhe jo indice për të hedhur baltë mbi punën tonë kolosale 20-mujore.
Pikat që përfshin Marrëveshja e 2019-ës (e firmosur nga ish-ministrja Elva Margariti dhe Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi)
• Palët ngrenë grupet ndërinstitucionale të punës, të dedikuar për koordinimin e punës me Universitetin, për koordinimin e punëve për implementimin e dokumentit “Pakti i studentëve;
• Ministria mbështet Universitetin me pjesëmarrjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve tё Kulturës në vlerësimin e problematikave infrastrukturore si dhe të bashkërendojë punën me institucionet e tjera shtetërore;
• Ministria angazhon institucionet e saj të varësisë në fushën e artit dhe kulturës për të krijuar bashkëpunimet në nivel institucional me departamentet e ndryshme të Universitetit sipas specifikave për platforma dhe programe për studentët;
• Palët bashkëpunojnë me Universitetin gjatë zhvillimit të konceptit dhe hartimit të projekteve të ndryshme për të cilat palët bien dakord që do ti bashkërendojnë;
• Ministria ndihmon universitetin për ngritje fondesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
[Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë]