Manastirliu: Studentët ekselentë të mjekësisë hyjnë në procedurat e konkurimit për punësim

“Çdo student ekselent i Universitetit të Mjekësisë apo Infermierisë, hyn në procedura konkurimi për t’u punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike, me 10 pikë bonus”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dimplomit të studentëve të tre fakulteteve të Mjekësisë dhe fakultetit të Infermierisë në Tiranë.

Duke vlerësuar se nga zëri I studentëve për një arsim më cilësor, lindi pakti për universitetin, Manastirliu theksoi se do të përmbushen një për një të gjitha angazhimet e marra nga qeveria.
“Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim, që nga përmirësimi I kushteve në konvikte, tek biblioteka dixhitale, te tarifat e studentëve, transparenca e buxheteve, punësimi I studentëve ekselentë dhe krijimi I mundësive të barabarta për punësim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të garantohet që cdo profesionist, të punësohet me meritë.
“Prej një viti po konsolodojmë portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërsa jemi duke punuar për krijimin e portalit Mjekë për Shqipërinë, ku do të bëhen transparente vendet vakante dhe do të ofrohet më shumë mundësi përzgjedhje për mjekët e rinj, për tu punësuar në sistemin shëndetësor publik”, tha në fjalën e saj Manastirliu.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, u diplomuan 591 studentë të 3 fakulteteve të mjekësisë dhe 1560 studentë të Infermierisë dhe shkencave mjekësore teknike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve