Të rinjtë protestojnë për çmimet e universiteteve, për kushtet që ofrohen, të cilat janë godina të amortizuara.
Një nga studentët shprehet se duhet të punojnë që në vit të parë për të paguar studimet, qiranë dhe jetesën e shtrenjtë në kryeqytet.
Një tjetër ankesë e tyre është edhe çështja e kalimit të Fakultetit të gjeologjisë në pronësi të ministrisë së drejtësisë.
Ato ftojnë edhe prindërit e tyre tu bashkohen protestave, të cilat do të jenë të përshkallëzuar në qoftë se nuk marrin përgjigje.
Disa nga parullat e shpalosura në protestë janë “As veshka s’na mbulon tarifat e studimit” dhe “Ulni tarifat” në drejtim të qeverisë.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com











