Studentët provime dhe diploma me Chat GPT, pedagogia: Problem jo vetëm plagjiatura, por edhe formimi i rinisë

Përdorimi i Chat GPT nga studentët gjatë provimeve është konstatuar edhe nga Pedagogët, të cilët pranojnë se është kthyer në një problematikë të madhe. 

Arjana Muçaj, pedagoge në departamentin e Psikologjise në fakultetin e shkencave sociale, thotë për Report Tv, se ajo e ka një mënyrë për të “identifikuar” kopjimin me inteligjencën artificiale: Përgjigjet s’duhet të jenë jashtë literaturës së dorëzuar. 

“Ti e kupton, sepse ti ke përdorur një literaturë bazë edhe një literature shtesë  që jepet në fillim të vitit akademik. Studenti duhet ti qëndrojë asaj literature. Chat GPT nuk i jep përgjigjet nga literatura që ne i kemi dorëzuar studenteve. Terminologjia po ashtu nuk është në atë nivel”, shprehet Arjana Muçaj.

Përdorimi i Chat GPT është konstatuar edhe te temat e diplomave dhe te doktoraturat. Për këtë arsye, siç shpjegon Muçaj, është vënë në dispozicion një platformë anti-plagjiaturë. 

“Ne kemi platformat siç i themi kundër plagjiaturës, për të kapur kopjimin e materialit se nuk ruhet e vërteta e autorit.  Pjesa e platformave është formuluar e tillë se mund te kap edhe përgjigje nga chat gpt apo edhe formave të tjera te inteligjencës. Të gjitha universitetet e kanë për tema diplomash apo edhe doktoratura”, shton ajo.

Duke folur jo më si pedagoge por këtë herë si psikologe, Muçaj madje ngre shqetësimin tjetër që vjen nga teknologjia e cila ‘na e jep çdo gjë gati”. 

 “Demenca” mund të prek edhe moshat shumë të reja. 

“Për sa i përket zhvillimit të trurit, qe te kemi një tru që prodhon duhet ta vejmë në punë. Nëse nuk e bëjmë atëherë mund të themi se kur nga demenca aktualisht vuajnë ata të mbi 60 vjeç, mendoj që për shkak të teknologjisë kjo mund të jetë edhe më i lartë”, thotë Muçaj.
 

Po si i di të gjitha përgjigjet Chat GPT? Eksperti i IT, Said Duleviç thotë se të gjitha informacionet që i ka, janë mbledhur në një databaze, ku përmes një “filtrimi” të shpejtë në internet konfirmon faktet. 

Inteligjenca artificiale ka miliarda parametra. Po çfarë janë parametrat? Parametrat janë fjalë, përgjigje apo edhe informacione, nga libra, nga recource, nga autorë të ndryshëm edhe janë të akumuluar të gjitha në një databaz. Tashmë Chat GPTkërkon internet edhe bën kontrollin e fakteve. Nëse ti e pyet psh sa është distanca Shqipëri – Itali, përpos informacion qe ka  bën edhe një kontroll në rrjet për të akumuluar edhe faktet nga faqet zyrtare siç është ëikipedia apo faqe të tjera. Inteligjenca artificiale bën atë qe bën edhe truri i njeriut, analizimin e të dhënave dhe dalja e përfundimeve. Por e bukur a e kësaj është se këto veprime i bën për punë sekondash”, thotë Duleviç.

Ashtu si çdo fushë tjetër, edhe edukimi po përjeton ‘tronditje’ në përballje me zhvillimin teknologjik të dekadave të fundit, ndërsa sipas ekspertëve duhet vetëm një sistem arsimor i fortë dhe që shfrytëzon vetëm mundësitë e jashtëzakonshme që teknologjia na ka ofruar. 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 23/03/2025 22:09

    Plagjature o pedagoge e dashur eshte kur ti kopjon dicka. AI funksionon ne ate menyre qe mund te shpik vete gjera, te sakta apo te pasakta (halucinacione) cfare rendesie ka kjo. Nuk mund te quhet plagjature teme e punuar me ndihmen e AI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)

Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)