Studenti rrëfen: Si më rrahën
bodigardët te "Vitrina"
Fajton Ismailgeci është studenti, ndaj të cilit i është ushtruar dhunë nga truprojet e univesitetit “Vitrina”. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” studenti i vitit të parë të këtij universiteti tregon si u bë pre e dhunës së badibardëve, të cilët nuk e kishin për herë të parë. ( ne foto Fatjon Ismailgeci, studenti i dhunuar nga bodigardet)
TIRANE- Fajton Ismailgeci është studenti, ndaj të cilit i është ushtruar dhunë nga truprojet e univesitetit “Vitrina”. Incidenti nisi fillimisht në ambinetet e Universitetit jo publik "Vitrina" të ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar. Njëri prej rojeve të sigurisë ka debatuar ashpër deri në ushtrim dhune ndaj studentit në vitin e parë në degën e shkencave politike. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” studenti i vitit të parë të këtij universiteti tregon si u bë pre e dhunës së badibardëve, të cilët nuk e kishin për herë të parë.
Fatjon Ismailgeci ju jeni student në Universitetin Vitrina?Po. Jam në vitin e parë dhe studioj në degën Shkenca Politike.
Si ndodhi konflikti me truprojat?Isha ne sekreteri për të paguar disa euro se nuk kisha marrë ca provime. Aty vjen truproja dhe më thotë:" Ej ti çun mos u ul në karrike". Ku të ulem, do rri këtu sa të paguaj lekët- i thashe unë. Truproja më është kthyer: "Pse ajo përgjigje më kthehet mua"? Më pas më ka qëlluar në kokë deri sa më hodhi në tokë.
Çfarë bëtë më pas?Asgjë ç'të bëja. Lajmërova policinë. Truprojat u zunë dhe me policët. Më pas u ndaluan për në komisariat.
Si sillesh truprojat në shkollë?Si kafshë silleshin. Vetëm për të rrahur e kishin mendjen. Nuk jam vetëm unë që e them këtë gjë. Ka plot studentë që janë qëlluar nga ata. Madje ne ishim të detyruar të paguanim librat e shkollës 150 euro, ndryshe kërciste shpulla.
Ku jeni dëmtuar?Grushtet më dëmtuan pjesën e ballit dhe të kokës. Polica më shoqëroi në komisariat dhe më pas në spital.
Çfarë do bëni me shkollën?Do ta lë. S'mund të mësohet aty, nuk ka rregull që nga mënyra e të sjellurit, jo më, të japë dije të mëtejshme.
( ne foto Fatjon Ismailgeci, studenti i dhunuar nga bodigardet)(Intervista eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22