Studentja ekselent Linda
Bardhi drejt SHBA-së

Studentja ekselent Linda<br />Bardhi drejt SHBA-së
TIRANE - Endrra e saj ka qenë që të studionte në një nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ëndërr që do t’i bëhet realitet falë një burse studimi si studente ekselente e programit “Youth Exchange and Study” (YES). Linda Bardha është një prej këtyre studenteve që na rrëfen historinë e saj si një studente ekselente, se si u bë pjës e këtij programi dhe se si mundi që ëndrrën e saj ta bënte realitet.
 
Si e fituat bursën për të studiuar në SHBA?
Gjithçka filloi kur unë konkurrova në një program shkëmbimi që quhet “Youth Exchange and Study” (YES) në vitin 2010-2011. Kështu unë isha në klasën e 10 në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë dhe pas 3 fazave konkurruese u përzgjodha si finaliste në këtë program së bashku me 15 nxënës të tjerë. Kështu jetova për 1 vit akademik në një familje mikpritëse amerikane dhe ndoqa klasën e 11-të në “Oxford High School” në Oxford, Mississippi në Amerikë.

Sistemi arsimor amerikan ndryshon shumë nga sistemi arsimor që ne kemi këtu dhe theksoj faktin se gjatë atij viti unë përfitova një eksperiencë që më vonë e kuptova se do më shërbente dhe në të ardhmen time. Pas një viti të suksesshëm nëAmerikë, unë pata rezultatet maksimale në shkollë, fitova çertifikata të ndryshme dhe isha pjesë e aktiviteteve të shumta shkollore dhe punëve vullnetare.

Pas këtij viti u ktheva përsëri në Shqipëri, dhe ndoqa gjimnazin tek Ismaili, por gjithmonë shpresoja dhe ëndërroja që një ditë të kthehesha dhe të vazhdoja dhe shkollën e lartë në vendin ku ëndrrat bëhen realitet. Familja mikpritëse, duke ditur dëshirën time për të vazhduar universitetin në Amerikë më nxiti që të aplikoja në universitetin e Mississippit. Pasi kontaktova me shkollën, ata u treguan shumë të gatshëm që të më ndihmonin me procesin e aplikimit.

Universitetet amerikane janë të shtrenjta dhe për ketë arsye unë aplikova për bursë. Për të fituar bursen kërkoheshin rezultatet shkollore të 3 viteve, pikë të larta në provimin e TOEFL-it dhe gjithashtu një plus i madh ishte dhe viti shkollor në Amerikë ku unë mora rezultatet maksimale në lëndët e avancuara që shkolla ofronte. Mbas një periudhe 1 mujore ku unë mbarova me procedurat e aplikimit, u njoftova që kisha fituar një bursë ekselence.

Si e prite kur e more vesh se ishe fituese?
Gëzimi ishte i papërshkrueshëm sepse e dija që shkolla në Amerikë do të më ofrojë një mundësi më të mirë për të ardhmen time, aq më tepër kur unë e kisha provuar më parë sistemin arsimor amerikan.

Po të afërmit tuaj, si e pritën?
Unë jam fëmijë i vetëm në familje. Prindërit u përshtatën me eksperiencën shumë të mirë që unë kisha dhe gjithmonë më kanë inkurajuar dhe mbështetur për të ndjekur ëndrrat e mia.

Përse do i vazhdoni studimet?
Për studentët internacionalë në degën e shkencave kompjuterike.

 Si dole me provimet e Maturës Shtetërore?
Provimet e maturës janë një provë për çdo maturant, ku ne tregojmë dijet tona dhe se sa shumë kemi punuar gjatë viteve të gjimnazit. Pata rezultate relativisht të mira dhe për këtë dua të falenderoj të gjithë stafin pedagogjik të shkollës dhe në veçanti mësuesen kujdestare.

Çfarë do të thotë për ty kjo e drejtë studimi jashtë?
Të studiuarit jashtë do të thotë më shumë punë dhe përgjëgjësi, për të dhënë më të mirën nga vetja sepse më duhet të mbroj bursën për çdo vit shkollor.
 
Kur do nisesh për në SHBA?
Universiteti fillon më 26 Gusht, kështu rreth kesaj date do të jem në Amerikë.

Ke menduar që pas studimeve të kthehesh në Shqipëri?
Do të më pelqente që eksperienca që do të kem në Amerike të finalizohet me sukses deri në fund dhe kjo të më shërbejë për të dhënë kontributin në vendin tim, pra në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!