GJERMANI - Më shumë se 22 vite pas bashkimit të Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit, një studim i kryer nga instituti Allensbach tregon se lindorët kanë perceptim negativ ndaj perëndimorëve ndërsa ngrenë lart vlerat e veta.
Studimi tregon se 71 % e lindorëve besojnë se perëndimorët janë arrogantë ndërsa 57 % i shohin perëndimorët si të interesuar vetëm tek paratë.
"Gjermanët lindorë praktikisht kanë vetëm këndvështrim negativ ndaj gjermanëve perëndimore", shkruan gazeta “Welt am Sonntag” e cila publikoi një përmbledhje të studimit të Allensbach.
Ndarja e identiteteve është e dukshme, shkruan gazeta, edhe dy dekada prej fundit të Luftës së Frohtë dhe bashkimit të Gjermanive në vitin 1990.
Studimi u komisionua nga universitetet lindore gjermane dhe u konstatua se lindorët në masën 63 % e konsiderojnë veten si të rezervuar. Në kontrast vetëm 12 % e perëndimorëve i konsiderojnë qytetarët e pjesës lindore si arrogantë.
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com