Studime, 4 fakte mbi
sëmundjen e alzheimer-it

Studime, 4 fakte mbi <br />sëmundjen e alzheimer-it
Njohja e dy apo më shumë gjuhëve vonon shenjat e Alzheimer-it:
Një grup shkencëtarësh kanadez kanë zbuluar të dhëna të rëndësishme në lidhje me zotërimin e dy apo më shumë gjuhëve dhe shfaqjes së simptomave të Alzheimer-it. Studimi i bërë nga Instituti i Kërkimeve Rotman - Baycrest shqyrtoi të dhënat e më shumë se 200 pacientëve të diagnostikuar me probabilitet për Alzheimer dhe zbuluan se ata që flisnin vazhdimisht dy ose më shumë gjuhë për një kohë të gjatë i shfaqin simptomat e sëmundjes 5 vjet më vonë në krahasim me ata që flasin vetëm një gjuhë. Studiuesit nuk deklarojnë që njohja e dy gjuhëve ndalon Alzheimer apo forma të tjera të humbjes së funksionit të trurit (dementia), por ndihmon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave për disa kohë. Truri i njerëzve që flasin dy gjuhë tregon gjithashtu shenja degjenerimi nga patologjia e Alzheimerit, gjithsesi aftësia e tyre për të komunikuar me dy gjuhë kompeson në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave të Alzheimer-it siç janë humbja e memorjes, konfuzioni dhe vështirësia në zgjidhjen e problemeve.

Vitamina B3 mbron nga sëmundja e Alzheimer-it:
Studimi i bërë në SHBA tregon sesi vitamina B3 që gjendet në mish, peshq, bizele, drithëra dhe patate mund ta mbrojë trurin nga sëmundja e Alzheimerit.
Testimet e bëra në minj sugjerojnë sesi vitamina B3 çon deri te zvogëlimi i pranisë së proteinave "tau",që lidhen me dëmtimet e shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit.
Krahas kësaj të ushqyerit e pasur me këtë vitaminë lidhet me rezultate më të mira në testet e memories. Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se si vitamina B3 ka efekte antiinflamatore dhe mund t'u ndihmojë personave të prekur nga pasojat e diabetit shtojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë.
Kërkuesit shkencorë theksojnë sesi sasitë e tepërta të vitaminës B3 mund të jenë toksike.

Martesa parandalon sëmundjen e Alzheimer-it:
Një studim suedez ka vërtetuar atë që tashmë një kohë është supozuar e kjo është se jeta në bashkësi mbron nga zhvillimi i demencës. Jeta martesore mbron nga sëmundja e Alzhaimerit, thonë studiuesit. Njerëzit që janë në lidhje martese apo në partneritet gjatë moshës së mesme, kanë më pak rrezik nga demenca. Divorci apo vdekja e partnerit të martesës rezulton me rritjen e rrezikut për demencë tri herë. Ky studim suedez është i pari që ka bërë lidhjen mes statusit martesor dhe demencës. Studimet e mëhershme kanë treguar se jeta vetjake mund të jetë njëri nga shkaktarët e demencës, por ky studim edhe e ka vërtetuar këtë. Studimi ka përfshirë 2000 persona të moshës mbi 50-vjeçe, të cilët studiuesit i kanë përcjellë disa vite. Është zbuluar se njerëzit të moshës së mesme që jetojnë vetëm kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga demenca. Siç kanë treguar disa studime të mëhershme rreziku nga demenca mund të zvogëlohet me ushtrime fizike, ushqim të shëndetshëm dhe jetë të pasur shoqërore.

Hudhra mbron nga sëmundja e Alzheimer-it:
Studimet e reja 'in vitro' kanë treguar se ekstrakti nga hudhra mund të inhibojë formimin e shtresave amiloide dhe të parandalojë sëmundjen Alzheimer. Shtresat amiloide gjenden në trurin e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it dhe lidhen drejtpërdrejt me këtë sëmundje. Përveç ekstraktit të hudhrës ndikim në inhibimin e krijimit të këtyre shtresave ka edhe lëngu nga hudhrat e freskëta. Në bazë të rezultateve, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se hudhra mund të jetë e një rëndësie të madhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete