Studimet e larta në Francë
vetëm 177 euro në vit

Studimet e larta në Francë<br />vetëm 177 euro në vit
TIRANE- Ambasadorja franceze në Tiranë, Kristin Moro, në një takim te "Aleanca Franceze" në Tiranë, ka preferuar t'ua shpjegojë vetë të rinjve se sa lehtësi u ofron sistemi i shkollimit francez të gjithë të interesuarve. Sipas saj universitetet publike franceze aplikojnë tarifa shkollimi nga më të ultat në botë, pasi një pjesë e madhe mbulohet nga vetë shteti.

Më tej ajo ka deklaruar se ata mund t'i dorëzojnë dosjet e aplikimit deri me datën 31 janar 2011 dhe më pas ata do të përzgjidhen nga vetë universitetet ku kanë aplikuar. Nëse keni një diplomë të njohjes së gjuhës nga Aleanca Franceze në Tiranë, DELF apo DALF, ajo do të jetë një pasaportë e mirë për të trokitur në dyert e universiteteve franceze.

"Në universitetet publike shteti merr përsipër një pjesë të madhe të kostos reale të çdo studenti, nga 8000 - 14000 euro në vit. Ky mekanizëm mundëson mbajtjen e shkallës së shpenzimeve për regjistrim nga më të ulëtat në botë, duke garantuar në të njëjtën kohë diploma cilësore. Nuk bëhet kurrfarë dallimi mes studentëve të huaj dhe atyre francezë: kërkesat për të hyrë në universitet, diplomat dhe kostoja e regjistrimit janë të njëjta, pavarësisht nga kombësia e studentëve", - ka shpjeguar ambasadorja e franceze në Tiranë, Kristin Moro.

Sa i përket mënyrës së aplikimit ajo ka shpjeguar edhe të gjithë procedurën e regjistrimit. Kështu më 31 janar plotësohet një dosje dhe dorëzohet në ambasadë. Ju mund ta dorëzoni dosjen e plotësuar në ambasadën e Francës midis datës 9 dhe 31 janar 2012 nga ora 14:30-16:00. Me qëllim që Ambasada të mund të japë një vlerësim mbi kandidaturën tuaj, ju duhet të merrni takim nëpërmjet e-mailit me Marie-Christine Fougerouse, në adresën (marie - christine. [email protected]) e cila do t'ju presë nga ora 14:30 deri në orën 16:30.

Asnjë dosje nuk do pranohet pas datës 31 janar 2012. Dosjet e plota të dërguara nga ambasada në Universitetin e parë të zgjedhur, kandidatit i vjen përgjigja sipas këtij kalendari: Universiteti i parë prononcohet para datës 30 prill dhe informon kandidatin mbi vendimin që ka marrë, në rast mospranimi, ai ia dërgon dosjen universitetit të dytë; universiteti i dytë prononcohet para datës 31 maj dhe informon kandidatin mbi vendimin që ka marrë, në rast mospranimi, ai ia dërgon dosjen universitetit të tretë; universiteti i tretë prononcohet para datës 30 qershor dhe ia komunikon kandidatit vendimin që ka marrë.

Në rast mospranimi, vendimi nuk mund të apelohet. Pasi të jeni pranuar në Universitet, ju paraqisni dosjen tuaj për të kërkuar vizë studenti në Ambasadë. Kujdes! Për të marrë vizën ju duhet të vërtetoni të ardhura minimale prej 615 eurosh në muaj gjatë qëndrimit. Niveli i kërkuar për gjuhën frënge është B2. Vërtetimi i DELF për B2 (ose DALF, C1,C2) i duhet bashkangjitur dosjes. Për të gjithë ata që duan të japin testin e gjuhës frënge (TCF DAP) mund ta bëjnë këtë më 15 shkurt dhe kushton 63 euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete