Temperatura të larta këto ditë në Gjermani, por edhe vitin e kaluar nxehtësia theu një rekord, duke bërë të regjistrohet vera më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve. Një studim i "Barcelona Institute for Global Health" ka llogaritur, se në Europë vitin e kaluar ka pasur 47.000 të vdekur nga pasojat e temperaturave të larta.
Sidomos e prekur është Greqia (393 raste vdekjeje nga nxehtësia për 1 milionë banorë) dhe vendet e jugut europian, Bullgaria (229), Italia (209, Spanja (175) etj. Sipas të dhënave, gratë vdesin më shpesh nga pasojat e nxehtësisë se burrat. Por autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore, "Nature Medicine" thonë, se ndërkohë ka filluar edhe një adaptim i njerëzve në jug ndaj nxehtësisë.
"Rezultatet tona thonë, se në këtë shekull ka pasur më shumë procese adaptimi në shoqëri ndaj temperaturave të larta se më parë" gjë që i ka ulur ndjeshëm problemet dhe vdekshmërinë nga vapa, sipas studiueses nga Barcelona, Elisa Gallo. Ky ekip vlerësoi të dhënat e Eurostatit të 96 milionë rasteve të vdekjes për të vlerësuar vdekshmërinë në 823 rajone në 35 vende europiane./DW
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor, 19:41
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor, 13:03
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen
2 Dhjetor, 08:51
-
Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë
26 Nëntor, 16:58
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
33 vjeçari i dha fund jetës në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalaj
15 Nëntor, 18:00
-
Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit
13 Nëntor, 17:25
-
E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
6 Nëntor, 17:31