Studimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të humbë jetën nga COVID

Studimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të humbë jetën nga COVID

Foto ilustruese

Personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID,  kanë më shumë se 10 herë gjasa të shtrohen në spital dhe 11 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi.

Kjo u bë me dije nga një studim në Amerikë, të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC ) që nxjerr në pah efikasitetin e vazhdueshëm të vaksinave, mes përhapjes së variantit Delta shumë ngjitës.

Studimi nga muaji prill deri në mes të korrikut të këtij viti përfshiu 600 mijë njerëz që rezultuan pozitivë për koronavirus në 13 shtete amerikane.

"Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të kthyer anën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të Covid-19," tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky.

Duke cituar studimin, Walensky tha se ata që nuk ishin të vaksinuar kishin rreth katër herë e gjysmë më shumë gjasa të infektoheshin me COVID-19.

Sipas saj, 90%  e të shtruarve në spital prej koronavirusit  nuk janë vaksinuar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja