Studimi analitik i mediave: Presidenca e Maqedonisë së Veriut 'nuk e njeh' Gjuhën Shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po
Analiza e mediave të Maqedonisë së Veriut
Shkup- Megjithë marrëveshjet e firmosura, duket se disa nga institucionet më të larta në Maqedoninë e Veriut në qeverinë e sapoformuar, nuk po e njohin gjuhën shqipe.
Mediat e vendit fqinj kanë analizuar sesi përdoret gjuha shqipe në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që në këto institucione kryesojnë drejtues të rinj, pas zgjedhjeve të muajit Maj.
"Portalb.mk" ka konstatuar se gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, Presidenca nuk e përdor fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve të rralla.
Gjatë shtatë ditëve të analizuara, Presidenca e drejtuar tashmë nga Gordana Silanovska-Davkova, nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.
Kur bëhet fjalë për ueb-faqen, situata nuk është më e mirë, por përsëri është funksionale edhe në shqip.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në shtatë ditët e analizuara, pothuajse të gjitha komunikatat i ka dërguar në të dyja gjuhët, përveç një komunikate që është dërguar vetëm në maqedonisht.
Te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndryshuar shumë praktika e komunikatave të dërguara në gjuhën shqipe nga koha e Qeverisë teknike apo nga ajo e LSDM-së.
Në të tre rastet, komunikatat në gjuhën shqipe dërgohen në mënyrë të parregullt. Përgjithësisht, sipas konstatimit analitik, “çdo komunikatë fillimisht dërgohet në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët njëherësh dhe dallimi midis dy komunikatave arrin deri në mbi dy orë”.
Kjo do të thotë, se pasi gazetarët tashmë e kryejnë punën, e përkthejnë komunikatën dhe faqosin apo publikojnë lajmin, arrin dhe komunikata në gjuhën shqipe.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.6%
-
Pak
10.1%
-
Aspak
72.3%
Vota total: 119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59