Studimi/ Covid shkakton një gamë shumë më të gjerë problemesh shëndetësore

Studimi/ Covid shkakton një gamë shumë më të gjerë problemesh shëndetësore

Shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi, disa prej të cilave mund të kenë efekte të zgjatura për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive në SHBA, përveç problemeve të frymëmarrjes, COVID-19 sulmon shumë sisteme organesh, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.

Pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon sisteme të shumta organesh.

Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marrje mendsh dhe humbjen e shijes ose nuhatjes, deri tek spazmat dhe konfuzioni, dhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot