Studimi francez: Rikthimi i vizave 
do t’i kushtojë Evropës 120 miliard €

Studimi francez: Rikthimi i vizave <br />do t’i kushtojë Evropës 120 miliard €
Organizata zyrtare "think-thank" e qeverisë franceze ka publikuar një studim në të cilën thuhet se kthimi i përhershëm i kontrolleve kufitare në Evropë do t’i kushtonte vendeve të Schengenit rreth 110 miliardë euro për dekadën e ardhshme.

Kthimi i kontrolleve në doganat e vendeve evropiane erdhi si pasojë e flukseve të mëdha të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, raporton Reuters.

Sipas studimit francës “think-tank”, i cili është i lidhur direkt me zyrën e kryeministrit francez, deklarohet se rënia e turizmit ndërkufitar dhe rënia në tregti e sjellë nga “shkatërrimi” i zonës së lëvizjes pa viza do t’i kushtonte Evropës 0.8 për qind në të hyra ekonomike për 10 vjetët e ardhshme, transmeton Koha.net.

Përsa i përket shtetit Francez kostoja do të ishte nga një në dy miliardë euro në një periudhë afatshkurtër dhe 10 miliardë euro për 10 vjetët e ardhshme, e barabartë me 0.5 për qind të bruto produktit të brendshëm (GDP), kanë thënë autorët.

Gjysma e kostos do të shkaktohej si pasojë e rënies së vizitave turistike, 38 për qind për shkak të ndikimit që mund të ketë tek punëtorët ndërkufitarë dhe 12 për qind për shkak të kostove shtesë të transportit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën