Studimet e ndryshme kanë treguar se pijet e ngrohta ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Çaji jeshil përdoret për të dobësuar, çaji kaf për të zvogëluar shenjat e plakjes dhe tani një çaj tjetër bën mrekulli me tensionin.

Studimet e fundit kanë treguar se  ‘hibiscus’ ose lulja kineze ndikon në uljen e presionit të gjakut.

Kjo lule ka antioksidantë të cilët ndikojnë në uljen e tensionit. Studimi për këtë bimë është bërë në Universitetin e Kalifornias ku u monitoruan 65 persona të rritur për 6 javë.

Studimi tregoi se hipertensioni u ul gjatë kësaj periudhe në mënyrë drastike tek personat që vuanin nga kjo sëmundje.

Veç konsumimit të tij çaji këshillohet ndjekia e një diete të ekuilibruar.

Burimi: Daily Star