Shifra tronditëse raportojnë ekspertët e shëndetit publik sa i përket përdorimit të drogës tek nxënësit dhe të rinjtë e sistemit parauniversitar. Sipas të dhënave, një në 10 të mitur të moshës 15-vjeçare, ka përdorur të paktën një herë drogë gjatë jetës së tij, duke nisur nga hashashi e deri tek heroina e kokaina. Por rezultati me shqetësues i studimit të Institutit të Shëndetit Publik është vendi ku ata e gjejnë dhe e marrin lëndën narkotike. Pothuajse në të gjitha rastet ky vend është shkolla 9-vjeçare, ku këta fëmije ndjekin mësimet.
Por përdorimi i drogës për një pjese e të miturve nuk fillon në moshën 15-vjeçare. Ata kanë pranuar se kontaktet e para me hashashin më së shumti i kanë pasur në klasë të pestë apo të gjashtë.
Fund muaji qershor është edhe periudha e ndërgjegjësimit në luftën kundër lëndëve narkotike. Në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta për përdorimin e tyre, pasi shifra varion nga 60.000 deri në 100 000 persona. Ndërkohë sa i përket moshës më dominante është ajo mes 20 deri në 25 vjeç dhe ajo nga 45 deri në 52 vjeç.
/Shqiptarja.com