/ATSH-Arbi Fortuzi/- Mediat duhet të jenë më të kujdesshme në raportimin e dhunës seksuale dhe gjinore, është konkluzioni i një studimi 1-vjeçar të ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN-Women, prezantuar sot në Tiranë gjatë tryezës së rrumbullakët me temë "Raportimi në Media i Fenomenit të Trafikimit të Vajzave dhe Grave: Problematika dhe Rekomandimet".
Në tryezë ku ishin pranishëm, Zv/Ministrja e Mbrojtjes, njëherazi Koordinatorja Kombëtare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, Elona Gjebrea, David Saunders, përfaqësues i UN-Women në vendit, si dhe përfaqësues të medias u arrit në përfundimin se duhet një bashkëpunim më i gjerë mes institucioneve mediatike dhe atyre zyrtare, teksa u vërejtë fakti se mediat duhet të hynë më në thellësi të lajmit dhe jo të raportojnë në mënyrë sipërfaqësore ngjarjet e ndodhura.
Zv/Ministrja Gjebrea: Mediat rol kyç në parandalimin e fenomenit
Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në fjalën e saj, vuri në dukej faktin se mediat përmes raportimeve të tyre janë një faktor kyç në parandalimin e dhunës seksuale apo fenomenve të trafikimit. Ajo e argumentoi këtë, duke theksuar se mediat mund të frymëzojnë të rinjë e të reja, apo dhe minoren të denoncojnë rstin, duke frymëzuar besimin në institucionet.
"Roli mediave është një rol thelbësor në luftën ndaj trafikimeve apo shkeljeve ligjore nga më të ndryshmet. Nëse mediat raportojnë saktë se si funsionojnë mekanizmat anti-trafik, nëse mediat pasqyrojnë në mënyrën e duhur se sot janë rreth 16 institucione që bashkëveprojnë për të parandaluar, luftuar, por dhe për ri-integrimin e viktimave të dhunës, sot do të kishim qyetetar mjaft të ndërgjegjshëm dhe me guximin e duhur për të denoncuar rrezikun që i kanoset", tha Zv/Ministrja e Mbrojtjes,.
Në fjalën e saj, Gjebrea rrjeshtoi dhe politikat e ndërmarra nga dikasteri që ajo drejton për të rritur sensibilitetin e qytetarëve karshi këtij problemi. Theksin, Zv/Ministrja e vuri tek numri i gjelbër pa pagesë 116 006, tek i cili qytetarët mund të denoncojnë për rrezikun apo informacionet që ato kanë për të tretë. Po ashtu Gjebrea, kujtoi aplikacionin, që mund të shkarkohet lehtësisht nëpër telefonat smart, ku mund të bëhet denoncimi online dhe së funmi kujtoi se në muajin tetor janë zhvilluar mbi 60 aktivitete në të gjithë shqipërinë për të rritur sensibilitetin e qytetarëve karshi këtij problemi, duke shpallur kështu edhe javën anti-trafik, një risi kjo e politikës Shqiptare.
Përfaqësuesi i UN-Women: Sanders: Gjatë 2014 94 viktima të trafikimit, e pa pranueshme
Përfaqësuesi i UN-Women në vendin tonë, David Sanders, duke pranuar se në vendin tonë jane hedhur hapa të mëdha në luftën ndaj trafikimit dhe diskriminimi gjinor, theksoi se gjatë vitit 2014 në Shqipëri numërohen 94 viktima të trafikimit dhe sipas tij në të gjitha raste ka rezultuar se viktimat ishin të gjinisë femërore. "Mediat dhe Qeveria kanë ecur me hapa të mëdha në luftën ndaj trafiqeve dhe dhunës, por duhet pranuar se ka ende rrugë për të bërë. Është e papranueshme në një vend si Shqipëria të trafikohen 94 vajza brenda një viti, pasi këto janë 94 familje të shkatërruara", tha Saunders.
Sipas tij shkaku kryesor i këtij trafiku është ekonomia dhe arsimi. "Ndër shtyllat kryesore që ne kemi evidentuar gjatë punës sonë këtu në Shqipëri, problemet ekonomike dhe mungesa e arsimit janë ndër shkaqet kryesore të cilat kanë çuar në një numër të tillë të trafikuarish", tha ai, duke shtuar se një element mjaft i rëndësishëm është edhe marrja e informacionit në media.
"Media duhet të informojë publikun mbi politikat qeveritare. Se si institucionet po luftojën problemin. Se cilat janë institucionet që publikut i vijnë në ndihmë për një problem të caktuar dhe përmes kësaj të luftohet ky fenomen", vijoi Saunders, duke thënë se ka ardhur koha të mos rendim pas fajtorit, por pas shkakut dhe përmes gjetjes së shkakut të analizojmë problemin dhe tejkalimin e tij.
Gjetjet e studimit dhe rekomandimet
Studimi i realizuar nga Ministria r Punëve të Brendshme dhe UN Ëomen është zgjatur në harkun kohor të 1 viti (1 Janar 2014-31 Dhjetor 2014). Gjatë kësaj kohe janë analizuar 8 gazeta, Panorama: Dita, Sot, MAPO, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.Com dhe Shekulli. Janë analizuar rreth 2 640 numër gazetash, në të cilat janë gjetur 245 artikuj mbi trafikimin e qënieve njerëzore. Ndër elementët e analizuar janë: Zhaneri i lajmit (reportazh, analizë, raportim, invetigim, opinion), numri i faqeve të dedikuara artikullit dhe në cilën rubrikë ky artikull bënë pjesë.
Po ashtu janë analizuar burimet e lajmit, gjinia e gazetarit, cilësia e artikullit dhe sasia e tij. Po ashtu kronologjia dhe invetigimi i bërë nga gazetari apo media në fjalë.
Sipas studimit, në muajin prill rezulton dhe numri më i lartë i lajmeve të shkruara për trafikimin e qënieve njerëzore, teksa muaji tetor (kur përkon dhe java kombëtare anti-trafik me mbi 60 projekte), rezulton me numrin më të vogël të lajmeve të kësaj natyre.
Sipas studimit rezulton se 94.7% e lajmeve të dhunës gjinore apo trafikimit janë të shkruara në faqet e brendshme dhe vetëm 5.3% në faqet e parë dhe akoma më pak, 2 artikuj kanë qenë lajmi kryesore dhe kjo për shkak dhe të sensasionit që kishte lajmi dhe jo tematikës së tij.
Sipas studimit mësohet se 46.3 % të artikujve janë të lidhur drejt për drejtë me çështjen e trafikimit, ndërsa 53.7% nuk janë të lidhur çështjet e trafikimit apo viktimës, por janë pjesë e kronikës së përgjithshme.
Gjithashtu ndër problematikat kryesore të vëna re gjatë studimit është cilësia e lajmeve të shkruara, ku rreth 47.5% e lajmeve janë vetëm nga 1 paragraf. 51.2% më shumë se 1 paragraf. 0.4% janë opinione, 0.8% artikuj ndërgjegjësues dhe 0% reportazhe apo analiza.
Një nga vërejtjet e tjera që u vu në dukje është fakti se 97.7% e shkrimeve përmbajnë temë fyes për viktimat, pra përdoret si punonjëse seksi apo prostitutë, teksa termi i duhur për këtë është shfrytëzim seksual. Ndërsa vetëm 2% e artikujve e përdorin termin trafikim seksual apo lypje dhe 1% përdorin termin trafikim për punë të detyruar.
Sa i takon burimeve mësohet se 98% e artikujve janë me 1 burim dhe ky zakonisht është policia, ndërsa 2% e lajmeve me 2 burime, këtu shtohet gjykata apo policia.
Së fundmi ndër rekomandimet kryesore që rrjedhin nga gjetjet e studimit janë: Të respektohen më shumë e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale. Të përdoren terma më pak ofensiv, si trafikim i qenieve njerëzore e jo prostitutë. Po ashtu të futet në përdorim termi trafikim i brendshëm i qënieve njerëzore. Të pasqyrohen edhe më shumë rolet e institucioneve, si dhe të publikohen lajme që prekin më shumë temat e ri-integrimit për të frymëzuar besim tek audienca.
/Shqiptarja.com