Studimi, në urbanët e Tiranës
hipin 82 milionë pasagjerë në vit

Studimi, në urbanët e Tiranës <br />hipin 82 milionë pasagjerë në vit
TIRANË - Norma e fitimit të kompanive të transportit publik e llogaritur
falë një studimi të bërë nga ZMK, rezulton të jetë shumë e lartë. Specialistët e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, pasi kanë llogaritur numrin e pasagjerëve që marrin çdo ditë urbanin, si dhe abonetë e shitura, me koston që këto kompani kanë, ku kanë përfshirë pagat e punonjësve, (faturino dhe shoferë), mirëmbajtjen e urbanëve, shpenzimet për karburant, blerje automjetesh të reja dhe pagat e administratës, iu ka rezultuar në të vërtetë fitimet e këtyre kompanive janë shumë të larta.
Sipas ZMK-së, janë plot 200 mijë pasagjerë me biletë dhe rreth 20 mijë pasagjerë me abone, të cilët udhëtojnë çdo ditë me transportin urban,
në total 225 mijë pasagjerë në ditë. Si pasojë e numrit të lartë të pasagjerëve, llogaritet që kompanitë të kenë një normë fitimi prej 7 milionë dollarë në vit, shifër nga e cila janë hequr të gjitha kostot dhe shpenzimet.
"Bëhet fjalë për një xhiro vjetore prej mbi 40 milionë dollarësh, një shifër kjo e pakrahasueshme me koston reale! Kompanitë kanë probleme
me shërbimin e fatorinove, por ky është një problem administrative i brendshëm i kompanive dhe jo i qytetarëve apo Bashkisë. Kompanitë kanë fitime të shtuara edhe nga reklamat dhe kjo i garanton një fitim maksimal", - deklaron ZMK, duke i kërkuar bashkisë së Tiranës të mos pranojë presionin për rritjen e çmimit të biletës.

METODA
ZMK ka përdorur si metodë të dhënat e marra nga bashkia e Tiranës për gjatësinë e distancës që përshkon çdo ditë një autobus, distancën e orareve, numrin minimal të pasagjerëve, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera. Kështu sipas studimit të ZMK-së, thuhet, se ta zëmë linjën, Kombinat-Kinostudio
e frekuentojnë në ditë 38.500 persona.
Kjo shifër ka dalë duke marrë parasysh se në këtë linjë operojnë 22 urbanë, të cilët kanë 34 stacione dhe secili prej tyre ndalon në një ditë 350 herë. Në total të 22 urbanët e kësaj linje, ndalojnë 7.700 herë në ditë, dhe nëse llogarisim që në çdo stacion hipin 5 persona, atëherë del që në një ditë në këtë linjë udhëtojnë plot 38.500 persona. E njëjta metodë është përdorur
për të gjitha linjat e transportit urban në Tiranë, ku shifrave të fitimit u janë hequr kostot, dhe sërish ai mbetet në nivele shumë të larta.
Në fakt studimi është bërë në vitin 2008-ë, kur bileta ishte akoma me 20 lekë. Por ZMK, thotë se për shkak të përmirësimit të këtij shërbimi gjatë dy viteve të fundit, mund të jetë rritur edhe numri i pasagjerëve që e frekuentojnë transportin urban, ndaj pretendimi i pronarëve të këtyre kompanive se kanë bërë më shumë shpenzime nuk qëndron. Ata shprehen të gatshëm për të bërë sërish një studim në 2012, dhe më pas Bashkia të marrë një vendim nëse do të rritet apo jo çmimi i një bilete.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK