TIRANE- Gratë shqiptare paguhen më pak se burrat, duke qënë kështu të diskriminuara dhe përsa i përket pagës. Kështu është shprehur, Milva Ikonomi, eksperte e Të Dhënave për Pabarazinë Gjinore në pagesë.

Diferenca gjinore në pagë është 5,725 lekë ose 17.4 përqind. Sipas të dhënave që u bënë sot publike 14.6 përqind e grave dhe burrave të punësuar në zonat urbane paguhen nën pagën minimale zyrtare. 

"Ndërkaq gati 73 përqind e grave dhe burrave thonë se paga e tyre aktuale është e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për nevojat bazë të jetesës"- theksoi Ikonomi. Këto të dhëna u publikuan në bazë të një studimi me temë "Pabarazia gjinore në pagë një rast shqiptar" duke u bazuar në ralitetin shqiptar. Në këtë studim janë përfshirë rreth 1000 individë, banues në zonat urbane të vendit dhe brenda grupomoshës zyrtare të punësimit. 

(jd/shqiptarja.com)