Partitë tona politike kanë mungesë të theksuar të transparencës për publikun, sa u takon strukturave të tyre drejtuese, dokumenteve të miratuara në forumet drejtuese, financave dhe të veprimtarisë së tyre. Në këtë përfundim ka arritur Instituti i Studimeve Politike, i drejtuar nga Afrim Krasniqi. Nga të dhënat e studimit për 3 mujorin e parë të vitit 2016, vihet re se partitë nuk bëjnë thuajse asgjë për të garantuar transparencën ndaj publikut, edhe pse për këtë ka ligje në fuqi që i detyrojnë.
/Shqiptarja.com









