Një studim kinez ka zbuluar se flukset e ajrit bartin koronavirusin dhe se maska zvogëlojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19.
A mund të na mbrojnë maskat nga maskat? Me sa duket, po.
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Hong Kong-ut, përdorimi i saktë i pajisjeve mbrojtëse personale mund të zvogëlojë mundësinë e një infektimi të mundshëm me të paktën 50 përqind.
Prirja epidemiologjike në rënie, apo jo, maskat mbeten të domosdodhme në lidhje me transmetimin e koronavirusit, veçanërisht në hapësira të mbyllura dhe me intensitet të lartë të lëvizjes së njerëzve.
Por sa mundësi ka që një maskë të na mbrojë nga infektimi prej koronavirusit? Përgjigja, një nga më të kërkuarat që nga shpërthimi i pandemisë deri më sot, mund të vinte më saktësishtë nga studimi kinez i bërë i njohur në faqet e China Morning Post.
Studimi mbi flukset e ajrit
Sipas të dhënave të mbledhura nga profesori Yuen Kwok-yung, nënshkruesi i parë i botimit, maskat zvogëlojnë rrezikun e infeksionit me 50 përqind. Ekipi i shkencëtarëve aziatikë kreu një eksperiment në 52 brejtës të ndarë në dy kategori: të shëndetshëm dhe të infektuar me SARS-CoV-2.
Brejtësit e ndarë na dy grupe u futën brenda në kafaze të veçantë. Disa prej të infektuarve ishin me maska të pozicionuara në mënyrë të tillë për të rregulluar fluksin e ajrit prej frymëmrrjes drejt brejtësve të shëndetshëm. Pas rreth një jave vëzhgimi, doli se rreth 2/3 e atyre që nuk mbroheshin me maska kishin kontraktuar Covid. E kundërta ndodhi kur edhe ata të shëndetshëm u pajisën me maska teksa u vu re se shkalla e infektimit në këtë rast ra me 50%.
Ku rrezikoni më shumë?
Brenda hapësirave të mbyllura, rreziku për t’u sëmurë është shumë më i lartë se sa kur jeni jashtë. Kjo për shkak se në ambiente me shkëmbim të ulët ajri, dhe me dendësi të madhe njerëzore, patogjeni gjen një habitat të favorshëm për të siguruar mbijetesën e tij. Nga ambientet e jashtme, falë ekspozimit ndaj dritës së diellit dhe lagështirës, koronavirusi ka tendencë të humbasë virulencën, domethënë bëhet më pak infektues. Për këtë arsye, gjithmonë do të ishte më mirë të mbani maskë, veçanërisht kur jeni në mjedise të vogla dhe të izoluara.