Studimi tregon 'numrin ideal të
partnerëve seksuale' për të dy gjinitë

Studimi tregon 'numrin ideal të<br />partnerëve seksuale' për të dy gjinitë
10 është numri i ideal i partnerëve që meshkujt dhe femrat duhet të kenë derisa të shtrohen në një marrëdhënie përfundimtare. Më shumë se 1,000 individë janë bërë pjesë e një studimi online, ku shtrohej pyetja se sa të dashur do të donin që të kishte partneri i tyre. 8-12 ishte përgjigjia më e shpeshtë, e dhënë nga 38% e femrave dhe 37% e meshkujve, ndërsa 10-ta konsiderohej si ‘numri i artë’, as ‘shumë i nxehtë’ as ‘shumë i ftohtë’.

Në sondazh thuhej se ato femra që kanë patur më shumë se 10 partnerë seksualë shihen si imorale, ndërsa ato që kanë më pak ‘pa eksperiencë seksuale’. Meshkujt gjithashtu janë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për femrat që kanë patur marrëdhënie me më shumë se 10 njerëz të ndryshëm.

Femrat ishin të interesuara për GJITHÇKA që lidhet me të shkuarën e partnerit të tyre, ndërsa meshkujt interesoheshin më shumë për historinë seksuale të partneres.

Christian Grant, përfaqësues i IllicitEncounters.com, ku u krue dhe sondazhi tha: “Loja e lidhjeve po ndryshon shumë shpejt. Të gjithë po bëhemi shumë më tolerantë dhe aventurozë seksualisht. Nëse do ta bënim këtë sondazh 10 vite më parë, meshkujt do të prisnin që partnerja e tyre të kishte fjetur me shumë më pak njerëz."
cifti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'