TIRANE - Ndërsa tre mujori i fundit i vitit 2012 ka shënuar një rritje të ndjeshme të kriminalitetit dhe aksidenteve, me 158 persona të vdekur, duket se e gjitha kjo nuk është veçse një shifër e paralajmëruar. Një studim I bërë nga një organizatë shqiptare e quajtur Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim përgjatë një studimi që I ka bërë trajektores së krimit nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka parashikuar pikërisht këtë rritje të kriminalitetit edhe për vitin aktual. Analiza e raportit sugjeron se seria e krimeve të rënda të cilat janë shënuar përgjatë 2012 ka qenë prej kohësh e paralajmëruar.
Ai gjithashtu tërheq vëmendjen se tendenca e krimit do të vazhdojë të shënojë rritje nëse përgjigjia institucionale nuk bëhet në bazë të një analize të thelluar, nën një perspektivë afatgjatë dhe e fokusuar më shumë tek strategjitë parandaluese si alternative e "goditjes sporadike dhe të paqëndrueshme kundër krimit" nga ana e institucioneve shtetërore. Mesatarja e trendeve në rritje që shënojnë vepra të tilla penale si "Vrasje", "Plagosje e lehtë me dashje", "Vjedhje me dhunë" apo "Vjedhje të tjera" në periudhën 2010 - 2011, përveç performancës së dobët institucionale sugjerojnë gjithashtu një lidhje indirekte me faktorë të tjerë si - gjendja ekonomike apo klima politike në Shqipëri. Veçanërisht i dukshëm shfaqet korrelacioni midis rritjes së numrit të këtyre veprave penale prej vitit 2009 e në vazhdim me "situatën politike në vend" - ku kjo e fundit,nga një situate paqësore dhe bashkëpunim pozitë-opozitë në vitin 2008, është transformuar dukshëm në një krizë tipike politike prej vitit 2010 e në vazhdim.
STUDIMI
Numri më i lartë i "Krimeve kundër jetës" përgjithësisht regjistrohet në tremujorët e dytë dhe të tretë të vitit (periudha "Prill - Shtator") dhe pjesa më e madhe e kësaj kategorie (thuajse 2/3 e totalit) i përkasin veprës penale të "vrasjes në tentativë"
VRASJET
Sipas studimit numri më i lartë i "Krimeve kundër jetës" përgjithësisht regjistrohet në tremujorët e dytë dhe të tretë të vitit (periudha "Prill - Shtator") dhe pjesa më e madhe e kësaj kategorie (thuajse 2/3 e totalit) i përkasin veprës penale të "vrasjes në tentativë". Veçanërisht shqetësuese është rritja thuajse me rreth 40% e numrit të veprave penale "Vrasje" në 2 vitet e fundit (2010 - 2011) krahasuar me periudhën 2008 - 2009. Statistikat ndërkombëtare për Shqipërinë konfirmojnë një "kërcim" nga niveli i 2.9 dhe 2.7 vrasje për 100.000 banorë për 2008 dhe 2009 respektivisht, në 4 krime të tilla për 100.000 banorë gjatë vitit 2010. Numri i "vrasjeve" për 100.000 banorë në Shqipëri është ndër më të lartët në rajon. "Tendenca të dukshme rritjeje (duke filluar prej 2009-ës e në vazhdim) shfaq edhe krimi "Plagosje e lehtë me dashje". Numri më i ulët i veprës penale "plagosje" i regjistruar në tremujorin e pare të vitit 2008 (115 raste) figuron i trefishuar në pjesën më të madhe të tremujorëve të 2 viteve të fundit (2010 - 2011)", - shkruhet në raport. Thuajse 80% e totalit të "plagosjeve" përgjatë periudhës 4-vjeçare ka ndodhur në vitet 2009 -2011 dhe viti 2011 ka shënuar edhe rritjen më të lartë, me një total "plagosjesh" të regjistruara sa 1/3 e numrit të përgjithshëm (për të 4 vitet).
VJEDHJET
"Një nga veprat penale, strategjia e parandalimit të të cilave shfaqet veçanërisht problematike janë "Vjedhjet". Seria e veprave të tilla penale gjatë gjysmës së parë vitit 2012 rikonfirmon edhe njëherë se strategjia e institucioneve shtetërore shfaq një defiçencë thelbësore në lidhje me përqasjen (e munguar) gjithëpërfshirëse ndaj parandalimit të kësaj figure krimi", shkruhet në studim. Për ta materializuar më konkretisht nëpërmjet të dhënave mbi këto vepra penale në katër vitet e fundit, është studimi ka analizuar kurbën e numrit të regjistruar (2008 - 2011) të veprave penale "Vjedhje lokal tregtie". Analiza ka treguar se thuajse pas çdo "piku" të numrit të kësaj vepre penale pason edhe rënia drastike. "Kjo duket se është pasojë e fokusimit të organeve të policisë dhe prezencës më të lartë të tyre, e cila gjithsesi nuk mund të mbajë të njëjtin ritëm në vazhdimësi. Mungesa e partneritetit më të gjerë për një përgjigje më të qëndrueshme - me pushtetin vendor apo institucione të tjera - ka ndikuar që numri i këtyre veprave penale të rritet sërish, madje me një intensitet më të lartë", - shkruhet në raport.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com