'Studio Live'/ Ndikimi i huaj në media, Poli Hoxha: Kemi marrëveshje me SHBA për dezinfomimin! Toska: Rama kërkon të kontrollojë mediat sociale, e kamuflon me ndërhyrjen ruse

TIRANË - Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Dezinformimit, u vu në pah rreziku që vjen nga lajmet e rreme të financuara apo të frymëzuara nga vende si Rusia, Serbia apo Irani. Më shumë u diskutua në ‘Studio Live’ me gazetarët dhe analistët e ftuar nga Arbër Hitaj.

Poli Hoxha solli në vëmendje një memorandum SHBA-Shqipëri për dezinformimin e të huajve. Ai ka vënë në dukje se shumica e portaleve janë të pasigurta në lidhje me pronarët dhe adresat, duke e fajësuar Ramën për lehtësimin e situatës dhe për krijimin e një "kazani" mediatik.

'Kur erdhi Blinken nënshkroi dy marrëveshje me ministrin Hasani. Ajo që ra në sy ishte marrëveshja akademike por ishte dhe një tjetër që u anashkaluar, memorandum SHBA Shqipëri për dezinformimin e të huajve. Jemi vend anëtar i NATO-s. Jemi të inkuadruar në këto historira. Meqenëse u kujtua mazhoranca të fus dhe portalet, e dimë mirë që Rama po mban peng një ligj për mediat online.

Kjo është e vonuar që të vetërregullohemi. Nuk ka as organizata gazetare të besueshme. Rreth 900 portale, 70% nuk i dihet pronari, nuk i dihet adresa. Do ti çosh në gjyq, nuk i gjen dot adresat. I ka lejuar vetë Rama, për ti thënë kazan. Të paktën legalizim. Pastaj e dimë ç’mund të bëjë pushteti i Ramës me median. Mund të godas mediat kritike që janë të pakta.'

Almer Toska e ka lidhur këtë situatë me interesat e Ramës për të kontrolluar totalisht median, duke theksuar se mediat sociale janë e vetmja fushë që i shpëton kontrollit të qeverisë.

'Interesi i Ramës, që është produkt mediatik dhe ka synim kontrollin total të medias. Kuptohet synimi për të kontrolluar mediat. E vetmja derë që nuk kontrollon qeveria, janë media sociale. Kjo e shqetëson shumë. Nëse ne kamuflohemi se këtu ka rus diçka tjetër. Të bëhet identifikimi i mediave që janë ruse. Të dalin institucionet e sigurisë të shprehen. Të thonë që ti zotëri po përhap dezinformim dhe shpërndan interesa ruse. Nëse ne deklarohemi si media mjafton me një nipt, është i mjaftueshëm. Edhe anën financiare shumë veta e kamuflojmë, po të identifikohet. Qasja është çfarë lajmesh prodhohen.'

Gentian Gaba ka paralajmëruar se kërcënimet e mundshme ndaj medias mund të lidhen me një prirje për të përdorur retorikën e kërcënimeve ruse për të delegjitimuar mediat kritike, duke e cilësuar këtë një rrezik për ekuilibrin që media duhet të mbajë.

'Ka pasur kërkesë nga SHBA, por kërcënimi më i rëndësishëm mund të vijë nëse kemi parasysh luftën e ftohtë, nisi si gjueti shtrigash për spastrim të kundërshtarëve politik. Ka nevojë për vetërregullim. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përdorim me retorikën. Të mos pajtohemi me kollajllëk për kërcënime ruse, mund të përdoret për delegjitimimin e medias. Atë ekuilibër të brishtë që ka ta mbrojë.

Një pushtet ka prirje të hyjë në pushtetet e tjera. Por në vendet hibride si ne, qëllimet e mira mund të fshehin djallin në detaj. Jemi dhe afër fushatës. Temë e rëndësishme, nuk mund të trajtohet me polarizim. Konspiracioni bën një kontrast në portale të ndryshme. Politika duhet të jetë e ekuilibruar dhe të mos futet si elefanti në dyqanin e qelqurinave. Dhe media nuk mund të jap kaq hapësirë nevojës së madhe për klikime.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Almer Toska jep lajmin: Basha do i bashkohet Berishës, do vendoset i pari në qarkun e Dibrës! Poli Hoxha: Kam fakte, Rama ka ndihmuar Foltoren

 

Gazetari Almer Toska u shpreh në 'Studio Live' se Basha do bashkohet me Berishën dhe se ka pranuar për të qenë i pari në listën e për deputetë në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 2025. Ndërsa Poli Hoxha tha se Rama ka ndihmuar foltoren.

Gentian Gaba: Sihariq që pas 3 vitesh revolucion u kthyen në një retorikë normale për SHBA. Mungesa e koherencës ka qenë e madhe. U kënaqa dje zotin Berisha kur tha ishin deklarata politike.

Toska: Flitet që Basha do jetë i pari në qarkun e Dibrës. Kam informacione që Lulzim Basha ka pranuar të shkoj i pari në Dibër.

Poli Hoxha: Edi Rama ka ndihmuar Foltoren. Ta jap me fakt. Ti je dakord me mua, që Suel Çela ka punuar me Edi Ramën. Jemi dakord që është i Edi Ramës. Nënkryetari, zv. i Berishës, Bardhi thotë që stadiumi, delegatët e Elbasanit janë të Suel Çelës.

Ora 18:19
Poli Hoxha: Lufta politike, rreth vicioz mes Ramës dhe Berishës! Toska: Duan të detyrojnë Dumanin të marr azilin në Amerikë

 

Gazetari Poli Hoxha duke folur në 'Studio Live' për luftën politike u shpreh se situata është e tillë që shqiptarët të mos kenë alternativë tjetër përveç Ramës dhe Berishës, duke krijuar një rreth vicioz. Por nga ana tjetër shtoi se lufta nuk është pozitë-opozitë, por luftë brenda mazhorancës dhe luftë brenda opozitës. Ndërsa Almer Toska theksoi PD dhe PS me anë të komisionit Xhafaj duan ta detyrojnë Dumanin të marrë azil politik.

Poli Hoxha: Zgjidh e merr! Nuk ka variant tjetër, o lër këtë dhe merr këtë. Ky është një rreth vicioz e kanë futur këto dy forca. Sinjalet kanë ardhur që në 2025 do filloj tamam. Informacionet që kam Rama pasi 2025 po synon ta bëjë ad hoc, me dy bashkëkryetar. Xhafën e hoqi para një jave. Xhafa ka dërguar dosje 700 faqe institucioneve ndërkombëtare, nuk ka luftë të sinqertë pozitë-opozitë. Ka një luftë brenda mazhorancës, siç është lufta Veliaj-Balluku. E dimë shumë mirë ku qëndron Fatmir Xhafaj. I dërgon ambasadave, dhe Rama shkon e mbledh vetë komisionin para 1 jave. Ndërkohë Sali Berisha ka rikthyer retorikën e komisionit të vërtetës. Edi Rama i di budallenj njerëzit, në buxhetin e shtetit i heq SPAK 1 mln euro dhe i jep komisionit Xhafaj 500 mijë euro. SPAK që merren me krimin dhe korrupsionin, nuk iu jep 1 mln që kërkojnë. Kur 1 km është 20 mln euro. Rama këtë bën luftën hibride.

Toska: Duan të detyrojnë Dumanin të marr azilin në Amerikë. Duan që reforma të mos preki Ramën, të preki Ballukun dhe Veliajn, por jo Ramën.

Poli Hoxha: Dhe sikur të vënë kë të duan në vend të Dumanit, provat janë atje. Janë në 3 vende, tek përfaqësuesit e BE dhe në DASH. Si i doli Metës ajo 200 mijëshja.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin