Studioja ligjore, "Optima" konsulente e qeverisë për energjinë

TIRANE-Në faqen zyrtare elektronike të kompanisë "Optima Legal& Finances", pjesë e stafit të së cilës është dhe vëllai i kryebashkiakut, Lulzim Basha, Erlindi Basha, rendit në faqen e saj zyrtare, një sërë projektesh të rëndësishme ku ka dhënë konsulencën e saj ligjore. Mes dhjetra projekteve spikat bashkëpunimi me qeverinë shqiptare për ndërtimin e gazësjellësit më të madh në Shqipëri.

 "Ne kemi realizuar përfaqësimin e Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e një projekti të tubacionit të madh të gazit prej 1 miliardë euro, në bashkëpunim me dy konsulentëve të tjerë ndërkombëtarë", - deklaron studioja.

Më tej si pjesë e rekordeve të kësaj studioje përmenden dhe konsultime të shërbimit të IFC për një rishikim të Ligjit për Energjinë. "Optima Legal& Finances" deklaron në faqen e saj zyrtare se ka edhe përfaqësimin e tre kompanive të prodhimit të naftës në ekzekutimin e marrëveshjeve për ndarjen e prodhimit për disa blloqeve në Shqipëri. Më tej vazhdohet me përfaqësimin e kompanisë "Alpine Bau" në ndërtimin e 120 mln euro të dy projekteve të mëdha të infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

Lista vazhdon me shërbimet këshillimore për "Bechtel Enka Joint Venture" në ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen - Kalimash, të autostradës konsideruar projektin më të madhe infrastrukturore në Shqipëri deri më sot.
Marre nga gazeta Shqiptarja.com
sg/shqiptarja. com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet