Pedagogu dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Ali Xhiku ka ndëruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Studiuesi i shquar, ka shërbyer edhe si zv/dekan e dekan pranë Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë.

Vitin e shkuar, profesori ishte nderuar me çmimin “Autori i librit më të mirë studimor” në Panairin e 28-të të Librit për veprën "Faqeve të historiografisë shqiptare" (Onufri), një studim me rëndësi për teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.

Ndër vepra të tjera të tij janë “Letërsia shqipe si polifoni”, “Duke lexuar letërsinë e traditës”, “Nga romantizmi rrjedhave të realizmit”, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt 1999”, “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe”, etj.