Në Durrës vazhdon moti i keq. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua. Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Njëri prej dy trageteve është nisur drejt Barit rreth orës 10:00. Në bordin e tragetit ndodhen 219 pasagjerë dhe 96 automjete, pjesa më e madhe e tyre, kamionë.
Ndërkohë një traget ka mundur të niset nga Porti i Durrësit drejt Barit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm duke u ndihmuar nga dy rimorkiatorë.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Del nga shtrati lumi Buna, 400 Ha tokë e përmbytur! Mungesë energjie elektrike në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër! Trageti në Portin e Durrësit shtyn lundrimin
